BOS.al

Po shqetesohesh sesi te rrisesh audiencen ne Instagram? Mos u shqeteso, nuk je vetem!

Me perpara, ne jemi referuar vetem tek numri i like-ve ne postimet tona ditore si nje indikator i forte i performances.
Sot brand-et, menaxheret e tyre jane bere me largpames.
Standardi i matjes se performances nepermjet gjurmimit te komenteve, share-ve, audienca e Instagram story, dhe pa harruar DM-te, tregojne performancen e kontentit tuaj.

Duke bere nje ndryshim se si e masim audiencen, eshte natyrale qe te perpiqemi te rrisim numrin e ndjekesve prej kontenteve te postuara.
Fatmiresisht nuk eshte aq e veshtire sa mund ta mendoni.

Menyra per te rritur angazhimin e audiences ne Instagram per vitin 2021

Do te ndajme me ju menyra qe te rrisni pjesemarresit, duke kombinuar strategjite, Instagram viti 2021.

  1. Krijo kontent qe audienca ta ruaje/(bejne save).
  2. Ne Instagram Stories perdor sticker dhe bashkebisedime. 
  3. Rregullisht testo dhe analizo menyra te reja kontenti.
  4. Vendos element gazmore .
  5. Krijoni kontent qe mund te behet share.
  6. Lejoje biznesin tend qe te jet nje brandin I hapur .
  7. Shkruaj postime me kontent te gjate.
  8. Ndaj te dhena dhe fakte nga biznesi yt.
  9. Krijo me teper kontent video.
  10. Zbulo Kohen me te pershtatshme per te postuar.
  11. Jepu me teper vemendje # hashtag-eve te perdorura.

Krijo kontent qe audienca ta ruaje/(bejne save).

Menyra si ne masim audiencen ne instagram ka ndryshuar qe prej momentit qe liket fshihen ne postime.
Tani me te rendesishme se kurre jane bere komentet, share-et dhe kontenti qe behet save. Menyra me e mire per te rritur audiencen eshte te krijoni kontent qe behet save per cdo postimin tuaj.
Konteti qe behet save eshte gjithcka qe  te duhet per te siguruar qe ndjekesit do te rikthehen.
Për shembull, The Colored Girl ndau nje postim në lidhje me gjuhët e dashurisë dhe inkurajoi komunitetin e saj për të praktikuar kujdesje ndaj vetes.
Përdorimi i postimeve tip karuselit për të ndarë këshilla dhe informacione të vlefshme mund të çojë në më shumë save. Audienca juaj mund t’i referohet përsëri postimit kur ata duan të veprojnë sipas këshillave tuaja.
Në mënyrë të ngjashme, krijuesit e kontentit per agjensit e udhëtimit po shohin sukses nga krijimi i postimeve në stilin mini-blog dhe ndarja e informacionit në lidhje me destinacionin e tyre. Kur jeni duke menduar kontent “të ruajtshem” mendoni se çfarë është e rëndësishme për audiencën tuaj.
Kjo mund të jetë gjithçka, nga një infografik, memet gazmore ose citate që ju e dini se do të funksonojne.

Ne instagram stories vendosni sticker dhe bashkebisedime.

Mbi 500 milion llogari instagrami perdorin perdite stories dhe ky numer pritet te rritet ne 2021!
Instagram Stories Stickers jane nje menyre e shkelqyer per te inkurajuar qe ndjekesat tuaj te bashkebisedojne, ndajne mendime dhe eksperiencat me ju, e cila doju sherbej qe te keni ndjekes besnik dhe qe jane te nderlidhur me brandin tuaj. Infuencerat kan ditur si te perdorin Instagram Stories Sticker Question per te ndihmuar ndjekesit qe te dine me shume per brandin, dhe nuk ka arsye pse te mos e perdoresh edhe ti. Nga ana tjeter eshte nje vend me mundesi shume te mira per te pyetur ndjekesit tuaj rreth brandin tuaj.
Ja disa menyra qe ju mund te filloni me sticker per te rritur audiencen nga ndjekesit.
Asgje me shume se nje AMA (Ask me anything ) shume e mire ne Instagram Stories nuk mund te ndezi reagimet ne storing tuaj.
ISS (Instagram Story Sticker) pyetesor,
Instagram Story Sticker me numerim mbrapsht.
Instagram Story Sticker kam krijuar me qindra dhe mijra forma qe ju mund te perdorni.
Ketu kemi nje bashkveprim 3 dimensional, duke bere qe ndjekesit te pyesin te bejne save dhe ju ti pyesni ata, duke marre nje feedback te jashtzakonshem per ecurin e produktit tuaj ne te ardhmen.

Testo dhe analizo rregullisht tipe te ndryshme Kontenti.

Duhet pasur parasysh qe planet me te sukseshme te instagramit dhe influencimi I ndjekesve ka ardhur prej eksperimentimit. Te testuarit plane te reja ne prezantimin e kontentit nepermjet instagramit kur ju keni arritur nje numer te konsiderueshem audience dhe keni ndjekes aktiv mund tju duket e pavend.
Por per te qene koherent e nje hap perpara me trendet e instagramit, testimi duhet te jete pjese e strategjise tuaj te marketingut.

Per ta theksuar, prej guides se instagramit per trendet, nga gabimet, dhe eksperimenteve do ju bejne qe te jeni gjithmon me nje strategji shume te mire dhe nje hap perpara.
Disa udhezime:
#1:Testo kontente te reja, meme, quotes, user-generated, kontent, mini-infographics selfie video ne grid sotries
#2:Testo tipe Videosh si Instagram stories, Instagram reels, dhe IGTV, pra Igtv eshte nje menyre per te paraqitur content me permbajtje te zgjeruar , ndersa Instagram stories dhe video content te koncentruar ne pak sekonda.
#3:Testo me stile te ndryshme Instagram stories nese ato te rrisin te angazhuarit, shiko nese chatty bts shkon ne haromonime audincen.
Mos harro te shikosh gjithmon analizat. Me later’s Instagram analitikc do te kuptoni performance ne kohe te postimeve tuaja nepermjet komenteve likeve nivelet e ndjekesve , gjithashtu mund te marresh analytics per Instagram sotries dhe ta gjurmosh per tre muaj kontentit e postuar.
Nje sekret tjeter eshte qe te gjeni diten dhe Kohen e duhur per te postuar kontet shume te rendesishem per te pasur nje audience te jashzakonshem, keshteu qe duhet testuar se kur eshte koha e duhur qe instagrami juaj ka me shume trafik.

Nese kjo eshte teper qe ju ta beni vetem, mos hezitoni te kontaktoni BOS (Busines Online Solution), And stay like a boss 😉

Nje element Gazmor.

Postimet e instagramit duan kohe mund dhe planifikim qe te behen sic duhen, por kjo nuk do te thote qe nuk mund te argetohesh pak nderkoh.

Po vem re qe shume brande internacionale po vendosin gjithenje dhe me shume elementin gazmor ne postimet e tyre.
Ne kemi provuar te njejten gje dhe me sa duket juve ju pelqen. Duke perfshire AR filters ne storiet dhe  ndoenje giff ne feeds vejme re qe ka me shume te angazhuar ne postimet tona me nje elemen gazmor. Mos harroni qe elementet e shtuar jane te gatshem dhe qe eshte ne doren tuaj qe te beni nje kombinim te mire me brandin tuaj. Mos dilni shume jashte kufije ose nese nuk gjene e duhur mos e vendosni fare.

Krijoni Kontent qe behet Share.

Ndjekesit kan deshire qe nje kontent qe e pelqejne ta shperndajn ne feed-in e tyre, ne Instagram stories, apo ne DM dhe kjo eshte nje menyre shume me leverdi te jepe nje dore qe te arrish dhe me teper audience. Celsi eshte qe te krijosh kontent qe audience do te doje ta ripostoj.
Ashtu sikur kontenti qe behet save, edhe kontenti qe behet share duhet te jet shume i lidhur me cfare jane nevojat dhe me cfare pelqejne me teper audienca.
Mendo per infographiks, statistika, kuriozitete, meme humoristike etj.
Duhet te dish qe ti mund ti gjurmosh dhe masesh sa here te duash se cili postim ka qen me I sukseshem.

Beje open brandin ose biznesin tend ne instagram.

Fuqia e autoritetit ne Instagram eshte e madhe dhe do te behet edhe me e forte ne 2021.
Ne po vejme re nje trend te ri qe brande dhe bisneset internacionale po behen me te sinqert dhe me te vertet ne postimet e tyre ne instagram.
Te paturit nje profil te hapur per brandin tuaj do te sjell qe ndjekes te rinj mund te bejne save ose share kontentin tuaj dhe pa qene ndjekes aktiv i faqes.

Shkruaj postime me kontent te gjate. (100-2200 karaktere).

Nje nga faktoret qe ndikon ne performancen e postimeve ne Instagram eshte algoritmi kohe e shpenzuar ne postim (time spent on post)
A e dije qe Instagram caption mund te vendoses deri ne 2200 karaktere.
Kjo eshte nje hapsire goxha e madhe per te ndare me audiencen, per ti mbajtur me teper ne terma kohor ne postimet tuaja.
Sipas FOHR influencues ne platformen e marketingut, mesatarja e gjatesis se teskteve eshte dyfishur gati qe prej vitit 2016 deri me sot. Ne 2020 teksti e postimeve do te jene ne nje mesatare rreth 400-500 karaktere qe perafersisht eshte rreth 65-75 fjale.
Ajo qe ne po tregojm nuk do te thot qe ju duhet te beni tekste shume te gjate, por ne vend te disa emoji perpiquni ti tregoni ato me fjale kyce.

P.S Nese e ke te veshtir mos u lodh shume , kontakto Bos (Kurseji vetes renjen e flokeve)

Ndaj te dhenat qe audienca juaj do ti dashuroj. 

Duke postuar content me permbajtje te dhenash te personalizuara eshte nje trend per 2020 dhe ne mendojme qe kjo ndihmon edhe me shume ne aktivizimin e audiences.
Nje shembull shume I mire eshte Spotify’s Warpped campaing, eshte brilante, informative, personale, orientuese, e personalizuar, per tu bere share dhe thjesht e shkelqyer.

Krijo me teper kontent ne forme Video.

2020 ishte nje vit madheshtor per Instagram video vecanerisht ne prezantimin e instagram reels dhe nuk tregon ndonje shenje ngadalesimi. Duke bashkengjitur me teper video ne strategjine e kontentit tuaj eshte e sigurt qe do te rrisni te angazhuarit ne profilin tuaj te instagramit.

Ne iniciativat “beje vet” ka shume app qe mund te te ndihmojne per te bere nje video te bukur, por kurre nuk do te keni te njejtin audience qe do te keni me nje social media menaxher.

10 arsye pse biznesit tuaj i duhet një faqe interneti

pse ju duhet nje faqe interneti

Po filloni një biznes të ri dhe jeni ende konfuz pse biznesi juaj ka nevojë për një faqe interneti?
Këtu do të gjeni 10 arsye që do t’ju tregojnë pse prezenca online është vendimtare për një biznes të suksesshëm:

 

  1. Jeni në shërbim të klietëve 24/7

Ju nuk do të keni nevojë të bëni njoftime të tipit “hapur/mbyllur” pasi të keni një website për biznesin tuaj. Konsumatorët mund t’i hedhin një sy produkteve tuaja dhe t’i blejnë ato edhe kur ju nuk jeni të disponueshëm fizikisht. Kjo do të thotë që mund t’i shisni shërbimet dhe produktet tuaja 24/7. Por mos harroni që duhet të keni mbështetjen e një ekipi me përvojë dhe të aftë në zhvillimin e web-eve.

 

2. Synimi i një tregu më të gjerë

Kur biznesi juaj nuk është online, ju kujdeseni vetëm për një numër të kufizuar klientësh, por kur jeni online keni mundësinë të targetoni një treg më të madh. Oraret e punës janë më të gjata se zakonisht dhe pa marrë parasysh se çfarë ofroni, produkte apo shërbime; ju keni mundësinë t’a bëni këtë me kosto shumë minimale.

 

3. Prezanca globale

Në ditët e sotme, e gjitha bëhet që kompania juaj të vendoset në hartën globale. Sa më i gjerë të jetë rrethi që ofron mundësi për biznesin tuaj aq më të suksesshëm do të bëheni. Pra është pikërisht kjo arsyeja pse biznesi juaj i vogël ka nevojë për një faqe interneti. Ju paguani shumë pak dhe mund të gjendeni në të gjithë botën pa qënë nevoja të ndodheni atje fizikisht.

 

4. Tërheqja e vëmëndjes së të rinjve

Të rinjtë shpenzojmë shumë kohë në internet dhe preferojnë më shumë të blejnë online se sa të vizitojnë qendrat tregtare. Duke pasur një biznes online ju tërhiqni të rinjtë të cilët janë dembelë të bëjnë kërkimet e tyre dhe i besojnë më shumë internetit.

 

5. Edukoni konsumatorët rreth markës suaj
Konsumatorët gjithmonë janë të interesuar të dinë se çfarë ju frymezoi ju per te krijuar kompaninë tuaj. Kur ju i kushtoni mjaft rendesi prezantimit do keni shanse më të mira për të impresionuar klientët sepse askush nuk e njeh biznesin tuaj më mire se ju. Krijimi i website ndihmon qe klientët tuaj të angazhohen dhe të jenë gjithmonë e më shumë të interesuar.

 

6. Dëshmi sociale

Nëse po drejtoni një biznes, është e qartë se duhet të jeni të pranishëm në mediat sociale. Kjo gjë rrit vlerën e markës suaj sidomos nëse ngarkoni foto kreative, ndërveproni me klientët tuaj dhe shpërndani oferta të ndryshme.

 

7. Strategji marketingu

Faqet e internetit janë hapi i parë i çdo plani marketingu dhe ju vijnë në ndihmë para se të dizenjoni broshurat apo kartat tuaja të biznesit. Sigurohuni që çdo fushatë marketingu të jetë në krye të faqes tuaj dhe e dukshme për vizitorët. Sepse një plan i mire menduar i kthen vizitorët në klientët tuaj.

 

8. Përmirëson besueshmërinë dhe legjitimitetin e markës suaj

Duke pasur një website biznesi juaj bëhet më i besueshëm dhe legjitim. Jetojmë në një botë dixhitale dhe është një nocion i zakonshëm të mendosh që nëse ke një faqe interneti për biznesin tënd kompania jote është e vërtetë dhe serioze. Gjithmonë është e rëndësishme të paraqisni biznesin tuaj në mënyrë tërheqëse dhe të mire strukturuar.

 

9. Suporti i klientëve

Përmirësimi i ndërveprimit tuaj me klientët ndihmon sidomos kur rrjeti zgjerohet në më shumë se një vend. Ju mund të ngarkoni ne faqe pyetjet dhe pergjigjet per te shpeshta ku klientet mund te informohen pa qënë nevoja t’ju shqetësojnë me telefonata dhe vizita fizike.

 

10. Arritja e qëllimeve të biznesit

Një faqe interneti ju sjell më afër qëllimeve për biznesin tuaj. Ju duhet të jeni të sinqertë me punën tuaj dhe të deklaroni cilësi dhe vlerë për ta bërë biznesin tuaj një sukses. Ju ndiheni të përmbushur dhe qëndroni konkurrues . Një website i ndërtuar mirë ju jep gjithashtu një strukturë për biznesin tuaj dhe ju merrni një ide të qartë se si të drejtoni kompaninë.

Pse biznesi juaj ka nevojë për Social Media Manager

pse ju duhet nje social media manager

Ja arsyet se pse biznesi juaj ka nevojë për social media manager

Shumë biznese shkojnë deri në një pikë suksesi pa ndihmën e një menaxheri marketingu, por me rritjen e konkurencës lind nevoja për një të tillë. E njëjta gjë ndodh edhe në rrjetet sociale. Nuk është e rëndësishme vetëm të postoni foto apo video. Mënyra se si postohen, koha se kur duhen postuar, strategjia që duhet ndjekur, targetimi i klientëve është pikërisht dallimi.

Rrjetet sociale ndryshojnë me shpejtësi

Një menaxher i mediave sociale mund të mbajë gjurmët e ndryshimeve të algoritmeve dhe tendencave të reja brenda platformës, por gjithashtu të përshtatë strategjinë dhe përmbajtjen e bazuar në përditësimet më të fundit.
Një menaxher i medias sociale ka informacionin se çfarë ndryshimesh po ndodhin ose do të ndodhin së shpejti dhe janë në kohë të ndryshojnë strategjinë e ndjekur për një biznes apo edhe objketiva të  fushatës promocionale për të siguruar sukses.

Ju keni nevojë për një strategji të mediave sociale

Në takime me klientët pyetjes: A po ndiqni një stratëgji në rrjetet sociale? –përgjigjen se janë duke postuar cdo ditë foto apo video dhe besojnë se kaq mjafton. Ky është një gabim që bëhet më së shumti.
Një punonjës i juaji apo edhe ju vetë që postoni në mënyrë të rastësishme në profilet e mediave tuaja sociale për biznesin, pa plan, jeni duke e dëmtuar markën tuaj.

Ajo cfarë duhet të bëni në këtë rast:
Të studioni nëse në rrethin e punonjësve tuaj është dikush që ka aftësi të mira në menaxhimin e rrjeteve sociale dhe merr përsipër këtë detyrë me kohë të plotë edhe pse mund të jetë në një pozicion tjetër.
Të kontaktoni me agjensi marketingu që merren me këtë punë dhe mund të hartojnë një strategji për biznesin tuaj.

Social Media Manager identifikon problemet tuaja dhe kërkon zgjidhje efektive.
Ështe në gjëndje të vlerësojë se cilat janë qëllimet tuaja primare për vitin dhe t’i përkthejë ato në përmbajtjen dhe fushatat e mediave sociale.

Ju ndihmon të mbroni reputacionin tuaj dhe të krijoni lidhje me klientët tuaj

Menaxherët e mediave sociale janë vazhdimisht në alarm për çdo mesazh,shikim, pëlqim apo  koment që ndodh brenda mediave sociale në lidhje me një markë. Ata janë të vetëdijshëm se si të sillen brenda platformës, duke përfaqësuar markën. Punësimi i një individi i cili është me eksperiencë të madhe në këtë fushë është ndihmë e madhe për biznesin, pasi brenda sekondash një menaxher i mediave sociale mund të ndihmojë në zbutjen dhe zgjidhjen e një çështjeje që do të ishte kthyer ndryshe në një “fatkeqësi” nëse një individ më pak i stërvitur do të kishte marrë në dorë situatën.

Është jetike që menaxheri i medias sociale të zhvillojë jo vetëm zërin e duhur dhe emrin e markës brenda medias sociale, por edhe të punojë me individë të tjerë brenda biznesit, si mbështetja e klientit dhe PR. Janë shumë faktorë që ndikojnë në suksesin e një fushate.
Aksioni për t’iu përgjigjur një komenti, nëse është i mirë apo i keq, duhet gjithashtu të bëhet brenda një afati kohor të caktuar. Sa më shpejt aq më mirë. Marka juaj ose mund të ndihmojë në zgjidhjen e një problemi për një klient ose të bëjë që dikush të respektojë mënyrën se si lidhet marka juaj në mediat sociale me klientët.

Perspektiva – Brenda & Jashtë

Avantazhet e punësimit të një Agjencie për Marketing në Social Media

Identifikon problemet e markës tuaj që janë problemi kryesor për mosarritjen e objektivave.
Mund të kushtojë më pak financiarisht sesa punësimi i një punonjësi.
Menaxher i mediave sociale mund të ketë ide të freskëta të reja që ju mund të mos i keni konsideruar.
Ata gjithashtu kanë më shumë gjasa që të punojnë me markat e ngjashme me ju brenda agjencisë, të cilat gjithashtu mund të ndihmojnë me praktika më të mira, duke gjetur zgjigje se çfarë funksionon në industrinë tuaj të veçantë dhe çfarë jo.

Raportimi & Ndjekja

Të kesh një menaxher që është përgjegjës për të gjitha projektet e mediave të tua sociale mund të të ndihmojë të përmirësosh fushatën ekzistuese. Por një menaxher i medias sociale gjithashtu mund ta bëjë markën tuaj të “shkathët” – duke kaluar objektivat, kreativitet ose përmbajtjen nëse përpjekjet e tua të tanishme nuk po shkojnë aq mirë sa duhet.

Një menaxher i medias sociale do të kontrollojë fushatat tuaja rregullisht  duke optimizuar reklamën për t’u siguruar se jeni duke i shpenzuar mire paratë dhe se qëllimet tuaja po përmbushen apo jo.
Një menaxher i mediave sociale do të vëzhgojë fushatat me kalimin e kohës dhe do të dijë nëse një taktike po i vjen fundi ose nëse strategjia duhet të përmirësohet.

Në fund të muajt i japin përgjigje 3 pyetjeve:
Ç’ka u ekzekutua atë muaj?
Sa ishte rezultati në krahasim me muajt e mëparshëm?
Çfarë duhet bërë më tej?

Është më mirë të keni ndihmën e një profesionisti që do të kontribuojë në arritjen e qëllimeve tuaja dhe do të rritë normën e fitimit sesa të postoni në mënyrë të rastësishme në rrjetet sociale duke pritur një feedback që shpeshherë është me kthim shumë të ulët.

Si të fitoj para online nga shtëpia në internet ?

si të fitoj para online

Si të fitoj para online nga shtëpia në internet ? Dilema mbaron këtu !

Kalimi i kohës në internet dhe përfitimi nga kjo është mënyra më e mirë  që dikush mund të bëjë një përdorim të plotë të diçkaje.

Sot ka shumë faqe interneti që mund të përfitoni duke plotësuar detyra të ndryshme ose duke marrë para përmes talenteve tuaja.

Ju nuk do të keni nevojë për një investim, dhe e vetmja gjë që ju nevojitet është koha juaj e çmuar, të cilën ju mund të privoni nga Facebook.

Megjithëse, ju duhet të bëni një dallim në mes të faqeve të internetit që ju në të vërtetë mund të bëni një fitim dhe ato që janë vetëm një mashtrim që do të ju kërkojë shuma parash të investoni në to.

Pra, mësoni mënyrat e zakonshme për të fituar para në internet tani dhe filloni të përfitoni nga gjithë ajo kohë e kaluar në internet.

  1. Google AdSense: Në varësi të faqes që keni dhe trafikut të vizitorëve të faqës suaj, që do të thotë se sa njerëz do të vizitojnë faqen tuaj të internetit, atëherë ju mund të fitoni një shumë të mirë në internet. Provo të rritësh numrin e njerëzve që vizitojnë faqen tënde, duke bërë postime më interesante dhe të merrni reklama.
  2. Facebook & Instagram: Ju ndoshta nuk e dini këtë, por ka shumë njerëz që nuk e kalojnë kohën e tyre në Facebook dhe Instagram vetëm duke shikuar se çfarë postojnë të tjerët, por edhe duke bërë një fitim. Në të vërtetë ka njerëz që bëjnë një jetë duke ditur se si të promovojnë gjërat e duhura.

Nëse mendoni se keni produktin e drejtë dhe aftësitë e duhura për të promovuar atë produkt tek audienca që është e interesuar për të, atëherë kjo mund të jetë një punë për ju!

  1. Freelance: Ka shumë detyra që mund të plotësoni në internet për njerëzit në mbarë botën. Pagesa do të ndryshojë bazuar në punën që pranoni dhe përfundoni. Megjithëse ju duhet të keni aftësi të gjuhës angleze dhe disa aftësi të tua që lidhen me punën. Ka shumë faqe interneti që ju ofrojnë punë të pavarur, që ju mund të zgjidhni në bazë të preferencave dhe përvojave tuaja, si për shembull shkrimi i artikujve dhe postimeve të blogeve, ose programimi për dikë

 

  1. Youtube: Ndërsa disa prej nesh përdorin youtube vetëm për të parë video, disa prej nesh përfitojnë më shumë nga ajo. Ka mënyra që dikush të marrë para nga youtube. Ju keni parë ato reklama të bezdisshme, që prisni disa sekonda që ta kaloni atë? Kjo është një mënyrë. Ajo quhet “Monetization Adsense Youtube”. Dhe mënyra tjetër është postimi i videove si përshtypje (reviews) apo thjeshtë video tuajat në diçka që ju jeni i talentuar.

 

  1. Reklamim: Një nga mënyrat më të mira për të fituar para në internet është padyshim reklamimi. Nëse keni një faqe interneti me shumë trafik çdo ditë, atëherë vendosni reklama dhe parulla në çdo cep të faqes. Kompanitë do të vendosin bazuar në cilësinë dhe trafikun e faqes suaj, dhe ata do t’ju paguajnë para të mëdha për reklamimin e produkteve ose shërbimit të tyre ose çfarëdo që ata janë duke shitur dhe promovuar.

 

  1. Paguajuni për të klikuar: Kjo nuk është shumë e përshtatshme për të gjithë, por nëse keni kohën e botës, pse jo? Ka shumë faqe interneti që ju paguajnë për të klikuar disa reklama dhe gjëra, por pagesa është shumë e ulët duke filluar nga 0.001 në 0.01 $. Kjo është arsyeja pse kjo metodë nuk është shumë e rekomanduar.

 

  1. Krijimi i aplikacioneve: Nëse keni njohuri në programim atëherë duhet të filloni plotësisht të bëni aplikacione dhe t’i publikoni ato në dyqanin e google. Ju duhet të lidhni llogarinë tuaj me google monetizimin dhe do të merrni para nga ajo sa herë që dikush klikon në shkarkim ose madje lë disa reagime për aplikacionin tuaj. Nëse nuk e dini programimin, atëherë kjo pikë e komplikuar nuk është për ju por kush e di ndoshta do t’iu hyj në qejf.

WhatsApp sjell ndryshimin e madh sjell mesazhet që …

whatsapp sjell ndryshimin

Një shërbim aq i suksesshëm sa WhatsApp ndoshta nuk ka pse të shqetësohet për konkurencën, por përkundrazi, aplikacioni në pronësi të Facebook vazhdon të përditësohet gati çdo javë.

Duke ndjekur shembullin e plot programeve të tjera të chat-imit whatsapp mbërrijnë më në fund mesazhet që zhduken.

Kjo do të lejojë që biseduesit t’i dërgojnë njëri tjetrit mesazhe që do të zhduken automatikisht pas 7 ditëve.

Opsioni mund të aktivizohet vetëm për biseda specifike. Duhet të klikosh tek emri i kontaktit, të gjesh opsionin e ta ndezësh ose fikësh.

Me ta aktivizuar, mesazhet do të fshihen, por nëse është ndezur edhe back up-i automatik ato mund të mbeten në memorien e telefonit.

Kjo veçanti do të vijë për Android dhe iOS por përditësimi do të jetë gradual nga rajoni në rajon.

E bashkë me të do të vijë edhe një mënyre e re menaxhimi e memories.

Social Media Marketing me pagesë: Këshilla Pro për bizneset e vogla

Kemi 2 lloje : organike dhe me pagesë. Me demografinë dhe interesat e audiencës që bëhen më të larmishme se kurrë, social media marketingu  i paguar është mënyra me efikase për të synuar klientët me demografikë dhe interesa që përputhen me biznesin tuaj . Konsiderohet si praktika më e mirë për të investuar në marketing social të paktën në fazat fillestare të biznesit tuaj , sepse ndihmon që topi të rrokulliset. Më poshtë janë pesë hapa veprimi për një fushatë të suksesshme të paguar të marketingut social.

Vendosni për një buxhet realist

Një fushatë e mirë marketingu jep Return On Investment (ROI) më të lartë të jetë e mundur ose në terma të tjera të marketingut, kthimi i shpenzimet mbi Reklamim (Return On Advertising Spend (ROAS)) . Përcaktoni buxhetin tuaj mujor për të shkuar drejt social media marketingut të paguar. Sa duhet të shpenzoni në marketing ? Duke folur në përgjithësi, keshillohet qe bizneset e vogla dhe të mesme lënë mënjanë 10 deri në 20 përqind të fitimeve për shpenzimet per marketingut.

Sekreti fshihet ne detaje

Ju duhet të jeni në gjendje të vendosni perimetra të hollësishëm, veçanërisht nëse shënjestrimi lokal është pjese perberese e klienteve te biznesit tuaj. Sa të hollësishme janë specifikimet demografike të audiencës në platformën e reklamave që keni zgjedhur? Për sa i përket shënjestrimit lokal, a është mjaft specifike diapazoni juaj i reklamave për të synuar vetëm fushat që biznesi juaj mbulon?

Gjeni nëse mund të zvogëloni cilësimet e vendndodhjes gjeografike. Për shembull, nëse drejtoni një biznes pastrimi kimik në Astir të Tiranes , nuk ka kuptim të përfshini njerëz që jetojnë në Kinostudio në shënjestrimin tuaj lokal. Në mënyrë të ngjashme, vetëm shënjestrimi i interesit mund të çojë në një fushatë të pakuptimtë. Për shembull, nëse drejtoni një kafene në Durres , nuk i shërben asnjë qëllimi që dikush që bashkëvepron në mënyrë aktive me përmbajtjen e reklames per kafenen, por jeton në Elbasan, të shohë reklamën tuaj .

Së pari përcaktoni nëse shënjestrimi lokal është thelbësor për biznesin tuaj. Nëse është kështu, duhet të jeni në gjendje të specifikoni synimin për të mbuluar vetëm zonën tuaj kryesore të biznesit. Ju mund të keni nevojë për shënjestrim të parcializuar për ta bërë të mundur këtë.

Platformë

Identifikoni se kush kontribuon në shitjet aktuale, gjinia, mosha, vendhja.

Cili segment i demografisë së klientit tuaj kontribuon më shumë në shitje? A janë burrat në të njëzetat apo gratë në të tridhjetat? A tregojnë të dhënat tuaja ndonjë korrelacion midis shitjeve dhe vendndodhjes së klientëve – urban kundrejt rurale? Analiza demografike është një domosdoshmëri për të kuptuar audiencën dhe për të filluar një fushatë të suksesshme sociale me pagesë.

Zgjidhni hapësirën e duhur

Gjeni median optimale të reklamave për biznesin tuaj. A është produkti ose shërbimi juaj më i popullarizuar në Instagram?

Instagram kërkon përfaqësim vizual të biznesit tuaj, që do të thotë se duhet të keni burime designe për të hartuar imazhe. Zgjidhni median e duhur duke pasur parasysh burimet dhe instrumentat qe keni biznesit tuaj per marketingun. Për shembull, Facebook dhe Instagram kërkojnë shumë dizajn grafik dhe redaktime të rastit të videos . Nëse nuk jeni i sigurt se ku të filloni, Boss.al është një vend i shkëlqyeshëm për të njohur rrjetet e ndryshme sociale.

Matni suksesin me KPI të mediave sociale

Kjo është veçanërisht e rëndësishme për bizneset Online në Offline ( O2O ). Edhe me përshtypje të larta, angazhim dhe shkallë të klikimeve të një reklame, nuk ka asnjë mënyrë për të zbuluar se sa reklama ka kontribuar ne shitjet aktuale të dyqanit. Mënyra e vetme për të gjetur efikasitetin e reklamave sociale është të pyesni vizitorët se si kanë dëgjuar për biznesin tuaj, veçanërisht nëse kanë dëgjuar nga burimi i reklamës suaj të paguar. Identifikoni përqindjen e shitjeve që vijnë nga marketing social i paguar në mënyrë që të mund të vendosni KPI tuaj në përputhje me rrethanat

Social Media Menaxher

Menaxherët e mediave sociale janë përgjegjës të përfaqësojnë një kompani nëpër media sociale si zëri i vetëm i markës. Ata i përgjigjen komenteve, përpilojnë fushata dhe krijojnë kontent. Këta ekspertë ju ofrojnë organizatave udhëzime të nevojshme për të përmirësuar praninë e tyre online.

Me qëllime të qarta si: “përmirësoni trafikun e faqeve në internet” ose “optimizoni njohjen e markës”, menaxherët e social mediave rrisin biznesin tuaj përmes rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe Twitter. Një dekadë më parë, ky rol ishte jo-ekzistent. Tani, më shumë kompani përqafojnë mediat sociale për rritjen e klientëve, dhe menaxhimi i rrjeteve sociale shpesh është thelbësor.

Çfarë bën një Social Media Menaxher?

Detyra e pare e nje social media menaxher eshte te implementoj nje plan marketingu.

Natyra e mediave sociale eshte shume e shpejt dhe zakonisht do te thote strategji me kohe te shkurter. Shumica e kompanive kryejn rishikime cdo 90 dite. Nderkohe qe planet ndryshojne, ato zakonisht fillojne me identifikimin e targetit te klienteve dhe duke vendosur nje program mbi krijimin e Kontentit.

Social media menaxher ka gjithashtu :

  • Celsin per komunikumin ne mediat social:  Ky rol percakton sa shpesh nje kompani duhet te postoj ne secilin kanal te social mediave dhe eshte pergjegjes per kthimin e pergjigjjeve.
  • Mbeshtetje per zhvillimin dhe identitetin e brandit: Ata tregojne pse-ne e cila ndihmon klientet te bashkeveprojne me organizaten tuaj.
  • Merr pjese ne strategjine ne designin vizual : Pavarësisht nëse janë fotot e profilit tuaj ose fotot e ekipit , nje social media manager siguron qe ju perputheni vizualisht me brandin tuaj.
  • Suporton strategji promocionale : Nje manager i Social media ju jep nje te dhena rreth reklamimit me pages, trafic organic dhe influencues te marketingut
  • Perpilon strategjin e angazhimit: Nje Social media manager degjon , pergjigjet dhe perfshihet me audiencen ne te gjitha kanalet. Kjo rrit shitjet dhe permirson mardheniet me klientet nepermjet perfshirjes.
  • Vendos nje strategji konvertimi: Nje Social media manager ve ne dukje pikat dhe shqetsimet e ndjeksve. Kjo ndihmon ata ne sygjerime si te kkonvertoj nje fans ne klient.

Aftesite qe nje Social Media Menaxher duhet te kete:

Social media menaxher jane nje komunitet specialistesh. Njejt si PR expert, ata dine si te ven ne dukje karakteristikat e nje brandi. Nje social media menaxher shume i mire di si te krijoj nje postim, te kthej pergjigjje dhe te angazhoje

Ne nje ekonomi online te shpejte, manger i mire i mediave sociale eshte gjithmon i perditsuar ne kohe reale me trendet e fundit ne te gjitha kanalet sociale. Ata ndjekin algoritme nga shume afer dhe perpilojne strategji te cilat lidhen me qellimet e brandit tuaj.

Social media menaxher gjithsahtu gjurmojne bisedat rreth brandit tuaj me social listening tools. Ata ndihmojne me gjithcka nga strategjit e krijimit te permbajtjes deri tek analiza shume kompetitive. Sa me shume te dish rreth klientit aq me kollaj eshte per te krijuar nje mesazh qe i pershtatet.

Social Media Menaxhimi Pro

Social media menaxher japin brandeve akses te menjehershem ne ekspertize te kanaleve sociale. Nderkohe qe algoritmet ndryshojne shume shpejte eshte e veshtire per pronaret e bizneseve qe te mbajne ritmin. Social media manager fokusojne gjithe energjine e tyre ne zotrimin e hapsirave te social mediave. Ata ofrojne perkushtim dhe krijimin e nje prespektive qe organizatat online kane nevoj per te lulezuar.

Social media Menaxher gjithashtu masin performancen e tyre duke e bere me te lehte gjurmimin e brandit tuaj. Ata japin analiza te rendesishme per treguesit kryesor te performances ne social media (Social media KPIs) :

  • Rritje e Audiences
  • Perfshirje e Audiences
  • Arritjet e Brandit
  • Reagime dhe fjala e marketingut ne te folur
  • Cilesia e vlersimit dhe shkalla e pergjigjjes
  • Drejtimi/ Trafiku
  • Shkalla e Konvertimeve

Me nje Social Media Menaxher dhe mjetet e duhura, do te ndricosh me shume thjeshtesi nder konkurentet.

Facebook lancon Messenger Rooms, lufte me Zoom!

Facebook po lancon një seri produktesh të reja për të zgjeruar opsionet e saj në pjesen e video chat.

Facebook paralajmëroi Messenger Rooms, një shërbim të ri për video komunikim me deri në 50 persona dhe lejimin e miqve të ju bashkëngjiten në video  thirrje kurdo që ata të dëshirojnë.

Facebook po dyfishon numrin e njerëzve në video thirrje në WhatsApp nga katër në tetë persona, ka shtuar thirrjet me video edhe në Facebook Dating, ndërsa është duke shtuar veçori të reja të transmetimit të drejtpërdrejtë si në Facebook ashtu edhe në Instagram.

Produktet e reja të Facebook po vijnë pasi covid19 ka detyruar qindra miliona njerëz të qëndrojnë brenda dhe të mbështeten në mjete dixhitale për pothuajse të gjitha punët.

Më shumë se 700 milionë njerëz tani kryejne thirrje në Facebook Messenger dhe WhatsApp çdo ditë.

Zoom, i cili filloi jetën si një mjet i thjeshtë për videokonferenca për biznes, u rrit nga 10 milionë përdorues në dhjetor në më shumë se 300 milionë sot.

 

Ja kush eshte video e pare qe u postua ne Youtube

Si sot 15 vjet më parë – 23 prill 2005 –  u publikua video e 1 në YouTube nga themeluesi i saj Jawed Karim.

Themeluesi i YouTube, Jawed Karim postoi një video 18-sekondëshe të titulluar (Unë në kopshtin zoologjik). Që nga ajo kohe, video është parë mbi 90 milion herë. Deri më sot, është videoja e vetme në kanalin e Jaëed Karim.

Videoja hapet me fytyrën e Jawed Karim dhe flokët e tij të shpupurisur. “Në rregull,” fillon ai. “Ja ku jemi, para elefantëve.”

 

Jawed Karim dhe bashkëthemeluesit e tjerë ia shitën YouTube Google për 1.65 miliardë dollarë.

Sot, youtube ka më shumë se dy miliardë përdorues.

Sipas YouTube, çdo ditë shikohen një miliard orë video. Dhe e gjitha filloi me vizitën e Jawed Karim në kopshin zoologjik.

10 thënie për suksesin në biznes !

10. “Rruga drejt suksesit është vazhdimisht në ndërtim e sipër.” – Lili Tomlin (Lily Tomlin)

9. “Suksesi nuk ka sekrete, por është rezultati i përgatitjes, punës së fortë dhe nxënies nga dështimet.” – Kolin Pauell (Colin Powell)

8. “Disa njerëz ëndërrojnë për suksesin, ndërsa të tjerët ngrihen çdo mëngjes për ta bërë atë realitet.” – Ueijn Huizenga (Wayne Huizenga)

7. “Suksesi rezulton nga tejkalimi i çdo dështimi të radhës pa humbur asnjëherë entuziazmin.” Uinston çërçill (Winston Churchill)

6. “Unë ia atribuoj suksesin tim faktit se – nuk bëra apo nuk pranova justifikime.” – Florenc Naitingeill (Florence Nightingale)

5. “Suksesi është një udhëtim, jo një destinacion. Rrugëtimi është shpesh më i rëndësishëm se sa përfundimi.” – Artur Ashe (Arthur Ashe)

4. “Mos syno të jesh i suksesshëm por të jesh i vlefshëm.” – Albert Ajnshtajn (Albert Einstein)

3. “Sekreti i suksesit tonë mbetet fakti se nuk heqim dorë asnjëherë, as edhe një herë.” – Uillma Menkillër (Wilma Mankiller)

2. “Për të qenë i suksesshëm nuk ka nevojë të jesh gjeni apo vizionar apo të kesh një diplomë universitare. Të nevojitet vetëm një sistem orientimi dhe një ëndërr.” – Majkëll Dell (Michael Dell)

1. “Për të arritur suksesin, qëndrimi juaj po aq i rëndësishëm sa edhe aftësia juaj.” – Uollter Skot (Walter Scott)