BOS.al

Email Marketing

BOS Marketing prej vitesh ofron fushtata marketingu nëpërmjet Email Marketing.

Nëse mendoni se ka ardhur momenti që dhe biznesi juaj ti dedikoj një pjesë të buxhetit padyshim sugjerimi jonë është Email Marketing.

Ne nuk dërgojmë vetëm fushata, ne i menaxhojmë ato që ju të prezantoheni tek klientët tuaj të ardhshëm në mënyrën me dinjitoze për t'ju veçuar nga konkurenca.

Email Marketing është një model marketingu që i ka rezistuar zhvillimit teknologjik dhe vazhdon të jetë ndër metodat më efikase të marketingut për disa arsyje shumë të thjeshta që do ti shpjegojmë më posht në këtë faqe.

Ekipi jonë i marketingut jep garanci për menaxhimin e fushatës duke ju hequr cdo stres të mundshëm, kjo bazuar në eksperiencat e shumta me "Email Marketing" ku rezultatet kanë qenë vërtetë fantastike.

Prej 7 vitesh fushatat tona qarkullojnë kudo duke shitur rregullisht shërbime, trajnime, produkte apo duke promovuar dhe personazhe e iniciativa të ndryshme edukative etj, mbi 7 vite pranë klientëve tanë.

Çfarë i veçon fushatat tona:

SPAM Protection

Serverat tonë të email marketing janë të konfiguruar dhe cerifikuar për dërgimin e fushatave tek audienca juaj e synuar duke shmangur arritjen e fushatës në filtrat e SPAM Protection.

Personalizimi

Fushata juaj e marketingut do personalizohet nga ekipi jonë i marketingut duke ju përshtatur kërkesës tuaj dhe objektivit të fushatës qoftë ajo prezantim produkti apo shërbimi.

Segmentimi

Platforma jonë e Email Marketing ofron segmentimin e audiencës duke ju ofruar të menaxhoni listat tuaja sipas planit tuaj të marketingut apo sugjerimit nga stafi jonë i marketingut.

Automatizimi

Platforma jonë e marketingut ofron gjithashtu automatizimin e fushatës duke ju krijuar mundësi dërgimi në orare të planifikuara më parë / intervale dërgimi ose disa dërgues të ndryshëm.

Thirrjet për veprim (CTA)

Fushtat e marketingut me email shpesh herë synojnë që audienca të ndërveprojë gjatë momentit kur lexon fushatë ndaj ne sigurohemi për monitorimin e CTA dhe analizave të CTA.

Analiza dhe monitorim

Gjatë dërgimit të fushatës ekipi i dedikuar kryen analiza dhe monitoron ecurinë e fushatës për të pasur rezultatet e pritshme dhe të planifikuara më parë, kjo paraqitet dhe tek ju.

A/B Testing

Testimet A/B kanë të bëjnë me krahasimin e fushatave të ndryshme dhe analizimin e tyre për ti përmirsuar më shumë në mënyrë që fushta e ardhshme të ketë rezultate më të mira.

Integrime CMS/CRM

Serverat tonë të Email Marketing ofrojnë mundësine që të kryhen konfigurime dhe në CMS/CRM të ndryshme për të ju ofruar fleksibilitet në dërgimin e cdo emaili nga CRM/CMS tuaja.

Çfarë ofrojmë ne?

Krijimin dhe monitorimin e fushatës

Ne ofrojmë krijimin dhe monitorimin e fushatës që në momentin e krijimit të idesë se cila do jetë tematika e fushatës dhe përmbajtja e fushatës, personalizimit i template për sa i përket dizanjit fontit ngjyrave dhe foto/video që do përmbaj fushata, ndarjen e listave të audiencave tuaj, target grupin e audiencës sipas gjuhës moshës gjinisë etj.

Pas fillimit të fushatë ekipi jonë monitoron ecurinë e fushatës që nga CTA, bounce rate e deri tek konvertimet në klientë apo blerje produkti apo shërbimi duke bërë një përmbledhje të fushatës dhe ecurisë në çdo moment.

Menaxhimin dhe analizimin e fushatës

Gjatë periudhës së fillimit dhe përfundimit të fushatës si pasojë e monitorimit ne kryejmë gjithashtu analiza për përmirsimin e fushatës së ardhshme duke kryer një kontroll të detajuar se cilat mund të jenë disa nga faktorët që mund të kishin një rezultat më të lartë në shitje dhe klientë.

Në përfundim ju vihet në dispozicion e gjithë ecuria e fushatës që nga sasia e emaileve të dërguara me sukses, të atyre të dështuara, të emaile të hapura, të CTA dhe blerjeve apo kthimit në klientë.

Disa nga klientë tanë.

Procesi i punës.

HAPI 1

Tematika e fushatës

Fillimisht do diskutojmë për tematikë e fushatës për të krijuar një ide paraprake rreth fushatës që do krijohet.

Tematika e fushatës nënkupton diskutimin rreth fokusit të fushatës dhe objektivit që fushata synon.

Pas diskutimit mbi tematikë do na duhen informacionet që ju dispononi mbi fushatën, produktin apo shërbimin që do i dedikohet fushata e marketingut.

HAPI 2

Preventivi dhe miratimi

Bazuar në informacionet dhe kërkesat ne realizojmë një shembull se si do duket fushata e juaj e marketingut.

Preventivi përfshin se si do duket fushata duke e testuar me disa emaile test tek emailet tuaja për të krijuar një ide të qartë mbi fushatën.

Pas dërgimit të fushatës test tek emailet tuaja do kërkohet aprovimi dhe miratimi i shembullit dhe ndryshimet që mund të nevojiten.

HAPI 3

Ndërtimi dhe dërgimi

Pas fazës së preventivit dhe miratimit kryhen ndryshimet e fundit mbi fushatën test për të nisur fushatën.

Ndërtimi nënkupton të gjitha ndryshimet e fushatës, listës, segmentimit në disa lista nëse do kërkohet dhe planifikimin.

Dërgimi i fushatës nis direkt pas ndryshimeve të fundit dhe segmentimit të listave në oraret e planifikuara për dërgim.

HAPI 4

Monitorimi dhe analiza

Pas nisjes së dërgimit të fushatës ekipi jonë vazhdon monitorimin e procesit dhe ecurisë së fushatës.

Monitorimi përfshin ecurinë e fushatës në aspektin teknik nëse të gjitha emailet po dërgohen, nëse gjithcka po ecën sipas planit etj.

Gjatë monitorimit gjithashtu kryhet analizimi i fushatës dhe në përfundim të fushatës ju dërgojmë një analizë të plotë të fushatës dhe rezultatit të saj.