BOS.al

Le të flasim për projektin tuaj

Si të mbyllim Instagram ?

Për të fshirë llogarinë e Instagram-it, shkoni në Instagram.com dhe hyni në llogarinë tuaj. Më pas, zgjidhni emrin e llogarisë që ndodhet në cepin e djathtë lart dhe klikoni Edit Profile.

Në faqen që do të hapet, zbrisni poshtë derisa të shihni “I’d like to delete my account.” Instagram do t’ju pyesë se përse doni ta fshini llogarinë, edhe pse jo para se t’ju dërgojë në një faqe tjetër për t’ju sqaruar mbi çështjet e privatësisë, të cilat janë ndryshuar kohët e fundit. Zgjidhni arsyen se përse po largoheni, shkruani fjalëkalimin kur t’ju kërkohet dhe më pas shtypni butonin “Permanently deactivate my account.

Mos harroni se në Instagram nuk ka ndonjë opsion thjesht për të çaktivizuar llogarinë, siç ekziston në Facebook, ku ju mund ta rihapni llogarinë më vonë (çuditërisht, ky opsion nuk është ende i disponueshëm për Instagram pavarësisht se rrjeti i fotografive është blerë nga Facebook-u).

Pasi të shtypni butonin e kuq, llogaria juaj dhe gjithçka që keni publikuar në të do të fshihet përgjithmonë dhe nuk do të jeni më në gjendje për ta rikthyer apo ripërdorur sërish. Pra, përpara se ta klikoni butonin, sigurohuni mirë që nuk doni ta keni më llogarinë tuaj.

img-2