BOS.al

Le të flasim për projektin tuaj

Facebook do të çaktivizojë disa shërbime në aplikacionet Messenger dhe Instagram për qytetarët në Evropë, për t’u siguruar që ato të jenë në përputhje me ndryshimin e rregullave të privatësisë.

Nga 21 dhjetori, aplikacionet e mesazheve do të përshtaten me rregullat e BE-së, të njohura si direktiva ePrivacy.

Facebook ka vendosur të çaktivizojë disa opsione interaktive dhe të ofrojë vetëm një shërbim thelbësor të mesazheve deri në një moment të dytë. Sondazhet e bisedave në grupe në Messenger janë një ndër shërbimet për t’u çaktivizuar.

Mundësia për të vendosur pseudonime për miqtë në Messenger gjithashtu do të çaktivizohet, ndërsa ndarja e filtrave të fytyrës me realitet të shtuar përmes mesazhit direkt në Instagram do të çaktivizohet gjithashtu në Evropë. Opsionet kryesore të mesazheve dhe thirrjeve në Instagram dhe Messenger nuk do të preken. Facebook tha se nuk kishte botuar një listë të të gjitha shërbimeve që po pezullonte në Evropë sepse do t’i riaktivizojë nëse përshtaten me rregullat.

Rikujtojme qe Facebook kohet e fundit ka bere ndryshime dhe ne paraqitje.

Facebook ka hequr nga sistemi i tij Facebook Mobile dhe Facebook Classic.

Gjithashtu cdo dite po njoftohemi per ndryshime thelbesore nga Facebook dhe per pjesen e Facebook Ads.

Instagram gjithashtu ka njoftuar me ndryshimet e veta , pavarsisht se shume funksionalitete si pjesa e ankesave i kan pezulluar si pasoje e COVID-19.

Pershtati dhe perktheu | BOS.al

facebook dhe instagram

img-3