BOS.al

Le të flasim për projektin tuaj

Marka Tregtare

Marka Tregtare (Trademark)

Marka (anglisht: Trademark) është çdo shenjë (simbol) që mund të prezantohet në mënyre grafike, sidomos fjalë, të përmbushur emrat e personave, vizatim, forma të produkteve, tonalitete ngjyrash që identifikon një person, organizacion, kompani ose entitet governativ.

img-4

Marka tregtare është një tregues apo shenjë dalluese e një lloji që përdoret nga individët, organizatat apo personat tjerë juridik, për të identifikuar në mënyrë të veçantë llojin e shërbimeve/produkteve tek klientët dhe për të i dalluar ato shërbime/produkte nga shërbimet/produktet e entiteteve tjera. Marka tregtare është një lloj i pronësisë intelektuale dhe në mënyrë të veçantë përmban një emër, fjalë, frazë, logo, simbol, dizajn, pamje, apo një kombinim të këtyre elementeve.
Marka mund të jetë e regjistruar (®) ose mark për produktet e një organizacioni, kompani, entitet governativ ose personi (™).

"Marka Tregtare" dhe cilat jane detajet qe e bejne te quhet markë.

  • Fjalët, kombinimet e fjalëve, duke përfshirë dhe emrat personalë
  • Shënjat figurative, duke përfshirë vizatimet
  • Format tridimensionale, duke përfshirë format e mallrave dhe amballazhet e tyre
  • Ngjyrat, kombinimin e ngjyrave, sinjalet e dritës në qoftë se, ato paraqiten grafikisht
  • Kombinimi i shenjave të përmendura më lart.
  • Gërmat, numrat
marka tregtare