BOS.al

Le të flasim për projektin tuaj

Whatsapp shton opsionin e madh , ja cfare do ndodhi

whatsapp ben ndryshimin e madh

Whatsapp njofton qe do shtoj opsionin e madh dhe qe se priste askush

Ja cfare do ndodhi tani e tutje me mesazhet tuaja ne Whasapp

Këtë muaj, WhatsApp do të fillojë me ofrimin e mesazheve që zhduken, duke lejuar përdoruesit në aplikacionin e mesazheve në pronësi të Facebook që bisedat (fotot dhe videot) të fshihen automatikisht nga memorja pas shtatë ditësh.

Facebook tha të enjten se funksioni i ri duhet të bëjë që bisedat në WhatsApp të ndjehen “më të lehta dhe më private”.

“Qëllimi ynë është që bisedat në WhatsApp të ndihen sa më afër personit, që do të thotë se ato nuk duhet të qëndrojnë aty përgjithmonë”, tha kompania në një njoftim për media.

WhatsApp sjell ndryshimin e madh sjell mesazhet që …

whatsapp sjell ndryshimin

Një shërbim aq i suksesshëm sa WhatsApp ndoshta nuk ka pse të shqetësohet për konkurencën, por përkundrazi, aplikacioni në pronësi të Facebook vazhdon të përditësohet gati çdo javë.

Duke ndjekur shembullin e plot programeve të tjera të chat-imit whatsapp mbërrijnë më në fund mesazhet që zhduken.

Kjo do të lejojë që biseduesit t’i dërgojnë njëri tjetrit mesazhe që do të zhduken automatikisht pas 7 ditëve.

Opsioni mund të aktivizohet vetëm për biseda specifike. Duhet të klikosh tek emri i kontaktit, të gjesh opsionin e ta ndezësh ose fikësh.

Me ta aktivizuar, mesazhet do të fshihen, por nëse është ndezur edhe back up-i automatik ato mund të mbeten në memorien e telefonit.

Kjo veçanti do të vijë për Android dhe iOS por përditësimi do të jetë gradual nga rajoni në rajon.

E bashkë me të do të vijë edhe një mënyre e re menaxhimi e memories.