BOS.al

Le të flasim për projektin tuaj

Një shërbim aq i suksesshëm sa WhatsApp ndoshta nuk ka pse të shqetësohet për konkurencën, por përkundrazi, aplikacioni në pronësi të Facebook vazhdon të përditësohet gati çdo javë.

Duke ndjekur shembullin e plot programeve të tjera të chat-imit whatsapp mbërrijnë më në fund mesazhet që zhduken.

Kjo do të lejojë që biseduesit t’i dërgojnë njëri tjetrit mesazhe që do të zhduken automatikisht pas 7 ditëve.

Opsioni mund të aktivizohet vetëm për biseda specifike. Duhet të klikosh tek emri i kontaktit, të gjesh opsionin e ta ndezësh ose fikësh.

Me ta aktivizuar, mesazhet do të fshihen, por nëse është ndezur edhe back up-i automatik ato mund të mbeten në memorien e telefonit.

Kjo veçanti do të vijë për Android dhe iOS por përditësimi do të jetë gradual nga rajoni në rajon.

E bashkë me të do të vijë edhe një mënyre e re menaxhimi e memories.

img-2