BOS.al

Le të flasim për projektin tuaj

10 thënie për suksesin në biznes !

10. “Rruga drejt suksesit është vazhdimisht në ndërtim e sipër.” – Lili Tomlin (Lily Tomlin)

9. “Suksesi nuk ka sekrete, por është rezultati i përgatitjes, punës së fortë dhe nxënies nga dështimet.” – Kolin Pauell (Colin Powell)

8. “Disa njerëz ëndërrojnë për suksesin, ndërsa të tjerët ngrihen çdo mëngjes për ta bërë atë realitet.” – Ueijn Huizenga (Wayne Huizenga)

7. “Suksesi rezulton nga tejkalimi i çdo dështimi të radhës pa humbur asnjëherë entuziazmin.” Uinston çërçill (Winston Churchill)

6. “Unë ia atribuoj suksesin tim faktit se – nuk bëra apo nuk pranova justifikime.” – Florenc Naitingeill (Florence Nightingale)

5. “Suksesi është një udhëtim, jo një destinacion. Rrugëtimi është shpesh më i rëndësishëm se sa përfundimi.” – Artur Ashe (Arthur Ashe)

4. “Mos syno të jesh i suksesshëm por të jesh i vlefshëm.” – Albert Ajnshtajn (Albert Einstein)

3. “Sekreti i suksesit tonë mbetet fakti se nuk heqim dorë asnjëherë, as edhe një herë.” – Uillma Menkillër (Wilma Mankiller)

2. “Për të qenë i suksesshëm nuk ka nevojë të jesh gjeni apo vizionar apo të kesh një diplomë universitare. Të nevojitet vetëm një sistem orientimi dhe një ëndërr.” – Majkëll Dell (Michael Dell)

1. “Për të arritur suksesin, qëndrimi juaj po aq i rëndësishëm sa edhe aftësia juaj.” – Uollter Skot (Walter Scott)