BOS.al

Si të shkruajmë një CV për punë ? Ky eshte hapi i pare qe duhet te dini nese po kerkoni pune !

A keni menduar të filloni punë?  Mirë atëherë më lejoni të ju tregoj se gjetja e një shpalljeje pune nuk është e gjitha çfarë ju duhet. Sigurisht, fillimi i mbarë është gjysma e punës, por ne duhet të shkojmë tutje.

Cfarë mendoni se ju duhet tjetër?

Po pra, një CV ku ju do të listoni të gjitha informacionet rreth jetës dhe eksperiencës suaj.

Por si do ta organizoni një CV e cila do të rezultoj e suksesshme në aplikimin tuaj për punë?

Le të shkojmë hap pas hapi me të gjitha procedurat që ju duhen për të krijuar një CV perfekte.

Çfarë është CV-ja?

CV është shkurtesë e termit latin “Curriculum Vitae” që në gjuhën shqipe do të thotë “historia e jetës”. Cv-ja është një dokument personal e cila kërkohet gjatë aplikimit për punë nga punëdhënësi.

Në të listohen të gjitha informacionet pë të arriturat tuaja personale dhe profesionale të cilat do të analizohen nga punëdhënësi. Dhe si e tillë, kjo do duhet të ju prezantojë si punëtorin ideal për një pozitë të caktuar dhe të ju mundësoj një intervistë pune.

Duke marrë parasysh rëndesinë që CV-ja ka dhe numrin e aplikuesve për një vend pune, ju duhet ta formoni një CV e cila do të ju bëjë të dalloheni nga lista e gjatë e aplikuesve tjerë në listën e punëdhënësit tuaj, prandaj merrni kohën tuaj dhe përpiloni CV- në duke u bazuar në këshillat që ne ju ofrojmë.

Më poshtë do të paraqesim në detaje procesin e formimit të CV-së dhe gjërat që duhet të përfshini aty.

Të dhënat personale

Eshtë mëse e kuptueshme se pjesa e të dhënave personale në CV- në tuaj është mundësia e parë e prezantimit tek punëdhënësi.

Të dhënat që duhet t’i përfshini në këtë pjesë të CV-së janë:

  • Emri
  • Mbiemri
  • Adresa e vendbanimit
  • Kodi postal
  • Qyteti
  • Shteti
  • Numri kontaktues
  • E-mail adresa

Si të shkruajmë një CV  Të dhënat profesionale

Të dhënat e përdorura nuk janë egzistuese dhe janë të përdorura vetëm për demonstrim.

Të dhënat profesionale

Ky është sekcioni kryesor i CV-së tuaj dhe pjesa ku punëdhënësi është më i interesuar gjatë analizimit të CV-në tuaj. Prandaj, sigurohuni që ky sekcion të përfshijë të gjitha të arriturat tuaja profesionale. Eshtë e rëndësishme që kur listoni eksperiencën tuaj profesionale të shkruani edhe një përshkrim të shkurtër për angazhimin tuaj në pozitën e caktuar.

Sekcioni i të dhënave personale përmban këto kategori:

  1. Puna për të cilën aplikoni

Përveç se është e rëndësishme të cekët në e-mail pozita për të cilën aplikoni, të njëtën gjë duhet ta bëni edhe brenda CV- së. Kjo do të ju bëjë të dukeni detajist dhe i kujdesshëm.

  1. Eksperienca e punës

Përmendi vendet në të cilat punoni, apo edhe vendet ku keni punuar më parë. Kjo është shumë e rëndësishme sepse në këtë mënyrë punëdhënësi do të ketë një pasqyrë për eksperiencën tuaj profesionale. Eshtë e rëndësishme të identifikoni punëdhënësin apo institucionin si dhe datat pergjatë së cilave keni punuar.

Si të shkruajmë një CV  Eksperienca e punës

Eksperienca e punës

  1. Edukimi dhe trajnimet

Në këtë pjesë duhet të listoni shkollimin dhe trajnimet që keni pasur përgjatë viteve në mënyrë kronologjike, pra duke filuar nga i fundit tek i pari.

Këtu duhet të përfshini:

  1. Diplomën e universitetit dhe titullin e fituar
  2. Emrin e universitetit, qytetin dhe shtetin
  3. Periudhën kohore se sa ju kan zgjatur studimet
  4. Datën në të cilën prisni të diplomoni (nëse jeni në vitin e fundit dhe ende të pa diplomuar)

E njejta procedurë zhvillohet edhe me listimin e të dhënave për shkollën fillore dhe të mesme.

Gjithashtu në këtë pjesë mund të përfshini edhe trajnimet, duke i listuar ato me tituj dhe datë të saktë.

Si të shkruajmë një CV - Edukimi dhe trajnimet

Edukimi dhe trajnimet

Aftësitë personale dhe profesionale

Në këtë sekcion mund të përfshini aftësit tuaja personale siç janë gjuhet dhe aftësitë kompjuterike gjithashtu edhe ato profesionale të cilat duhet të jenë të lidhura me pozitën për të cilën ju aplikoni.

  1. Gjuhët

Shumica e kompanive në Kosovë tashmë kanë filluar të jen bilinguale apo dy e më shumë gjuhëshe. Prandaj edhe nëse në shpalljen e punës nuk kërkohet njohja e një gjuhe të dytë, ju duhet patjetër ta përfshini atë.

Kur vie puna tek listimi gjuhëve, ju mund ti kategorizoni ato në gjuhë amtare dhe të huaj.

Tek gjuha e huaj ju duhet të shtoni edhe vlerësimin tuaj personal për njohuritë e gjuhës së dytë. Pra do të vlerësoni nëse keni njohuri fillestare, mesatare apo kompetente të gjuhës në të kuptuar, të folur dhe të shkruar.

Si të shkruajmë një CV - Gjuhët

Vlerësimi i nivelit të gjuhës

Nivelet me të cilat vlerësohet gjuha janë:

  • A1/A2-Nivel fillestar i gjuhës
  • B1/B2- Nivel mesatar i gjuhës
  • C1/C2- Nivel kompetent

Në mënyrë që ju të dëshmoni njohjen reale të një gjuhe të huaj, atëherë do të ishte mirë që t’i nënshtroheni testit të gjuhës përkatëse për verifikimin e nivelit tuaj të gjuhës.

  1. Aftësitë komunikuese

Aftësitë komunikuese nuk janë të rëndësishme vetëm për të fituar një vend pune por edhe gjatë rrugëtimit tuaj profesional. Prandaj në këtë sekcion ju duhet të listoni aftësitë komunikuese të cilat i keni fituar gjatë eksperiencës në punën përkatëse.

Si të shkruajmë një CV - Aftësitë komunikuese

Aftësitë komunikuese

  1. Aftësitë menaxheriale/organizative

Këtu duhet të përfshihen shkathtësit që ju keni në menaxhimin e situatave të ndryshme. Bëhuni të qartë dhe listoni shkathtësitë tuaja duke përmendur se si i keni fituar ato.

Aftësitë menaxheriale/organizative

  1. Aftësitë që lidhen me punën

Në këtë sekcion ju duhet të përmendi aftësitë që ju posedoni. Natyrisht aftësitë duhet të përshtaten me pozitën e aplikimit. Pra, këtu ju e keni mundësinë të tregoni se sa jeni i aftë për ta bërë këtë punë.

Si të shkruajmë një CV - Aftësi lidhur me punën

Aftësitë që lidhen me punën

  1. Aftësitë teknologjike

Ky sekcion duhet të përmbajë një list me programet dhe aplikacionet e ndryshme teknologjike që përdoren në ambiente pune. Duke filluar nga paketa e Microsoft deri tek Google. Prandaj listoni ato duket bërë kështu edhe një vlerësim tuajin se çfarë niveli të njohurisë keni.

  1. Çertifikatat e fituara

Kjo është mundësia juaj për të vërtetuar informacionet e dhëna në CV. Nëse keni ndjekur trajnime dhe jeni paisur me çertifikata, atëherë bashkangjitni ato në CV-në tuaj duke treguar emrin e institucionit dhe kohën kur e keni marrë çertifikatën.

Një CV e shkruar me dedikim dhe në mënyrën e duhur sigurisht që do të ju sigurojë një intervistë me punëdhënësin. Ndërsa një CV e shkruar gabimisht do të ju ul mundësit për kualifikime të mëtutjeshme. Prandaj, keni kujdes dhe mbani shënime se çfarë nuk duhet të përfshijmë në CV.

Gjërat që nuk duhet t’i përfshini në CV

  • Informacione privateçofshin ato besime fetare, orientime seksuale apo edhe status martesor janë gjëra të papërshtatshme për t’i përfshirë në CV-në tuaj,
  • E-mail adresë jo zyrtare. Zakonisht e-mail adresa e cila përdoret për raste të aplikimeve duhet të jetë me emër dhe mbiemër tuaj. Nëse nuk e keni një të tillë është koha të hapni një të re.
  • Përshkrim se pse e doni pozitën për të cilën po aplikoni.Cv-ja juaj nuk është vendi i duhur për të treguar se pse ju do të jeni personi ideal për pozitën e caktuar. Këtë mund ta bëni duke ia bashkangjitur një letër motivimi aplikimit tuaj por jo edhe në CV.
  • Përvoja të punës të cilat nuk janë relevante për poziten për të cilën aplikoni.Fokusohuni në punët ë cilat kanë eksperiencë të njejtë apo të ngjajshme me pozitën për të cilën po aplikoni. Nëse nuk keni eksperiencë të tillë atëherë do të ishte më mire të mos e përfshini fare në CV.

Tashmë e dini se si duhet ta strukturoni një CV në mënyrë që të keni sukses gjatë aplikimit për punë. Tani e gjitha çfarë ju duhet është të kërkoni punën ideale dhe ta përshtatni CV-në tuaj për atë pozitë

Chat with us about Si të shkruajmë një CV për punë me shembull