BOS.al

Le të flasim për projektin tuaj

Ne si agjensi marketingu hasim shpresh raste ku njerëzve i është vjedhur llogaria e tyre ose e biznesit të tyre në rrjete sociale të ndryshme dhe kjo është një problematikë që vazhdon të ndodhi dhe pse rrjetet sociale shprehen që siguria është rritur.

Por pse ndodh kjo ?

Ka disa arsyje se pse një llogari vidhet dhe lehtë nga hakerat dhe ne do ju shpjegojmë më poshtë se cfarë duhet të bëni për të mbrojtur llogarinë tuaj nga hakerat.

Kur një llogari e juaja në rrjetet sociale bie në dorën e hakerave kjo ndodh sepse ju keni bërë një veprim që nuk duhet ta bënit dhe me këtë veprim ju në menyrë indirekte i keni dhënë akses në llogarinë tuaj ose i keni dorëzuar fjalëkalimin tuaj.

Për të siguruar llogaritë tuaja në rrjetet sociale ju duhet të ndiqni hapat e mëposhtëm :

–  Mos përdorni të njëjtin fjalëkalim për rrjete sociale të ndryshme.

Zakonisht 90{226e8b37fe7e5901b0cddbf9f361290997096c19a090a1c748ad2d87f01ce5fe} e njerëzve përdorin të njëjtin fjalëkalim për rrjetet e tyra sociale dhe nëse ky fjalëkalim bie në dorën e hakerave automatikisht ju keni humbur të gjithë llogaritë tuaja gjë që e bën më të vështirë marrjen e aksesit në llogari në këto raste.

–  Mos hapni linke që ju duken të dyshimtë.

Në internet ditët e sotme qarkullojnë disa mënyra për të vjedhur llogaritë në social media të ndryshme ndaj nëse ju vjen një link në mesazh që ju duket i dyshimtë mos e hapni sepse ai link mund të jetë phishing dhe në momentin kur ju e klikoni do ju duket si rrjet social (Facebook, Instagram, Gmail etj) dhe do ju kërkojë që ju të logoheni aty por në fakt nëse ju plotësoni fushat e kërkuara me idenë që po logoheni thjesht po i dorëzoni të dhënat tuaja hakerave.

–  Mos u logoni nga pajisje që nuk janë tuajat.

Kurrë mos u logoni me llogaritë tuaja në qendra interneti ose pajisje që nuk janë tuajat dhe që nuk keni siguri që nuk do ndodhi asgje e keqe sepse ekzistojnë disa mënyra që nëse ti logohesh në një pajisje ajo mund të ruaj të gjithë fjalëkalimet e përdorura për llogari të ndryshme.

–  Mos përdorni një fjalëkalim të lehtë.

Mos përdorni një fjalëkalim të lehtë për llogaritë tuaja, një fjalëkalim i lehtë është një fjalëkalim që përmban të dhëna që njerzit i dinë për ju si prsh emrin tuaj etj, gjithëmonë përdorni fjalëkalime që përmbrajnë shkronjë të madhe numra dhe karaktere speciale si ? ! @ etj.

–  Mos ruani fjalëkalimet tuaja në platforma të tjera.

Ekzistojnë disa shtesa ose aplikacione që pretendojnë që ju ndihmojnë për të ruajtur fjalëkalimet tuaja që të  ju ndihmojnë ti mbani mend por këtë nuk duhet ta bëni sepse shpesh herë ka ndodhur që këto platforma kanë përdorur të dhënat tuaja për qëllime dashakeqëse.

–  Mos mbani llogaritë tuaja të lidhura me emaile që si keni të sigurtë.

Kur ju hapni një llogari në platforma sociale ju kërkohen të vendosni një email dhe një numër telefoni dhe ju këto duhet ti keni në menaxhim sepse nga këto në raste problemesh ju mund të riktheni fjalëkalimin dhe të vendosni një fjalëkalim të ri.

Aktivizoni Two-factor authentication me numrin tuaj të telefonit.

Aktivizimi i Two-factor authentication me numrin tuaj të telefonit është pika më kyce që nuk duhet ta anashkaloni, kjo do ju mundësoj që sa herë të kërkoni të logoheni nga një paisje e re ju do ju kërkohet që përvec fjalëkalimit do vendosni dhe një kod që do ju vijë në numrin tuaj të telefonit.

Shpresojmë që ky informacion të ju ketë ndihmuar.

Për cdo problem me llogaritë tuaja na kontaktoni në mënyrat tona të kontaktit dhe ne do ju ndihmojmë për zgjidhjen e tyre.

img-2