BOS.al

Le të flasim për projektin tuaj

Nëse po mendoni të krijoni një faqe interneti për biznesin tuaj ose për cfarëdo që mund tju duhet së pari duhet të keni një server ose web hosting për ta hostuar atë !

Ne do ju shpjegojmë thjesht dhe qartë cfarë është Web Hosting dhe cilat kriteret që duhet të shikoni para se të bleni një web hosting në menyrë që të plotësojë nevojat tuaja !

Sic ju thash më siper ju mund të jeni duke menduar të krijoni një faqe interneti ose mund të keni një të tillë por nëse nuk keni ku ta hostoni ajo nuk do jetë e disponueshme për pordorim !

Serveri është një super kompjuter me parametra shumë më të medha se kompjuterat e zakonshëm që keni hasur në jetën e përditshme ! Një server ka një kosto të lartë nëse do ju duhet ta bleni ose ta krijoni vet prandaj në këto raste serveri mund të jetë një kosto e pa përballueshme për ju !

Në këtë rast ju keni nevoj për një web hosting(host) me parametra të mira për të plotësuar nevojat tuaja !

Sic ju thash më siper për serverin që është një super kompjuter me parametra të larta ashtu është dhe hosti por hosti është një koncept më i vështirë për tu shpjeguar deri diku !

Nëse marrim shembull një server me nje procesor me 16 core dhe me 32GB RAM e 500GB memorje ky do ishte i tepërt për një faqe interneti dhe do kishte një kosto të lartë që ndoshta po e paguani kot !

Në rastin e web hosting këtë serverin më siper nuk do e përdorni vetëm ju por do e ndani edhe me të tjerë duke ndarë dhe koston por si është e mundur kjo do thonit !

Kompanitë që ofrojnë web hosting si Iliria Host e bëjnë të mundur këtë duku ju ofruar 100% siguri , 100% hostim dhe me një kosto shumë më të ulët se në rastin e serverit !

Një server mund të ndahet në disa web hosting , dhe në njërin nga këto web hosting do keni akses vetëm ju dukë siguruar informacionin që do ngarkoni me 100% bindje që një tjeter nuk do arrij ta aksesoj përvec jush !

Serveri ka kosto të lartë pasi nëse do donit të ndërtonit një Server ai do kërkonte shumë kosto pasi një server duhet të ketë parametra të mëdha por nuk mbaron këtu pasi një server po ashtu ka nevojë dhe për një linjë interneti më IP të dedikuar dhe me një shpejtësi interneti goxha të lartë , gjithashtu ka nevojë dhe për energji elektrike 24 orë/7 ditë të javës / 365 ditë të vitit pasi nëse kjo nuk arrihet faqja juaj do dali jasht funksioni shpesh here dhe serveri duhet të rrij ndezur gjithmonë !

A ka disavantazhe web hosting krahasuar me serverin ?

Jo nuk ka asnjë disavantazh pasi ju do keni memorjen tuaj të dedikuar nga serveri , ju do keni CPU tuaj të dedikuar nga serveri dhe gjithashtu memorjen tuaj RAM të dedikuar nga serveri me një garanci 100% për ngarkim dhe funksionalitet gjate gjithë kohës !

Cilat janë avantazhet ndërmjet web hosting dhe serverit ?

Avantazhet që ju ofron web hosting janë të shumta prandaj do i listoj në pikat më poshtë :

  • kosto shumë herë më të ulët se serveri
  • sdo keni shqetësime dhe stres për pjesën e furnizimit me energji , internet dhe mbrojtjes nga sulmet
  • do keni update të serverit , panelit dhe sistemit të funksionimit falas gjatë gjithë kohës
  • sdo shqetësoheni për backup-e ditore , javore ose mujore pasi këto mund tjua ofroj kompania
  • do keni support për cdo problem 24/7 nga kompania që ju ofron hostin
  • do keni mundësi të fikni/ndizni serverin si ta kishit në shtëpinë tuaj sipas dëshirës
  • do keni mundësinë të shikoni në kohë reale statistikat e trafikut nga paneli juaj etj

Pra nëse po interesoheni për një zgjidhje midis serverit dhe web hosting tani besoj jeni të qartë për atë që ju duhet !

Nëse po interesoheni për një web hosting na kontaktoni në format tona të kontaktit :

Cel : +355682020488

Whatsapp | Facebook | Instagram

Për më shumë informacione në lidhje me cdo shërbim që mund të keni nevoj vizitoni faqen tonë BOS.al

Jemi të lumtur tju gjendemi pranë në cdo moment !

img-2