BOS.al

Kjo është një nga pyetjet që më bëhet më shpesh nga bizneset lokale në Shqipëri, sidomos nga car rental, shërbime turistike dhe biznese sezonale. Përgjigjja e shkurtër?
Varet nga qëllimi yt.
Por përgjigjja e saktë vjen vetëm kur e shohim nga eksperienca reale, jo nga teoria.

Si kërkojnë klientët realë sot?

Sjellja e klientëve në Shqipëri është më e strukturuar sesa duket në pamje të parë. Instagrami përdoret kryesisht për frymëzim, ide dhe krahasim vizual, por momentin që lind nevoja reale për të blerë një shërbim, sjellja ndryshon.

Kur një person ka një nevojë konkrete — për shembull rent a car, hotel, klinikë apo shërbim profesional — ai zakonisht i drejtohet Google. Aty kërkon, hap dy ose tre faqe të ndryshme, lexon informacionin dhe përpiqet të kuptojë se cili biznes duket më serioz dhe më i besueshëm.

Ky proces nuk është impulsiv. Është racional. Klienti kërkon:

  • informacion të qartë
  • transparencë
  • strukturë
  • dhe shenja besimi

Në Instagram, kontakti ndodh kryesisht në DM, dhe pikërisht aty lind problemi. Mesazhet private nuk ofrojnë kontekst, nuk japin siguri dhe nuk krijojnë të njëjtin nivel besimi si një website i strukturuar. Shumë klientë hezitojnë të marrin vendime vetëm mbi bazën e një bisede në DM, sepse në DM nuk besohet çdo gjë.

Pikërisht për këtë arsye, Instagrami ndihmon në fazën e vëmendjes, ndërsa website-i ndikon drejtpërdrejt në vendimin final të klientit.

Instagram – i fortë për vëmendje, i dobët për besim

Instagrami është shumë efektiv për biznese që ofrojnë pak shërbime dhe ku porosia mund të bëhet shpejt, zakonisht me një mesazh të vetëm. Vendimi i klientit në këto raste është impulsiv dhe emocional, siç ndodh shpesh me ushqimin, estetikën apo shërbimet e bazuara te influencuesit.

Megjithatë, nga eksperienca ime, Instagrami ka kufizime të qarta kur bëhet fjalë për besim. Klientët nuk ndihen plotësisht të sigurt vetëm duke parë një profil, nuk kanë një vend ku të lexojnë informacion të detajuar dhe mungon struktura që i ndihmon të marrin një vendim të qartë.

Instagrami është një kanal komunikimi, jo baza e një biznesi.

Doni të dini si të perdorni profilin tuaj në instagram për më shumë shitje?

Ne kemi një guidë si të përdorni profilin tuaj në instagram për më shumë shitje tek BOS.

Website – baza e besimit dhe klientëve seriozë

Një website i ndërtuar siç duhet:

  • jep informacion të plotë
  • ndërton besim
  • punon për ty 24/7
  • sjell klientë edhe kur nuk poston asgjë

Nëse nuk jeni të bindur që nuk ju duhet një website(faqe interneti) shikoni 10 arsye pse biznesit tuaj i duhet një faqe interneti.

Case Study: Car Rental në Shqipëri

Një biznes car rental me të cilin kam punuar kishte fillimisht vetëm një faqe në Instagram. Klientët vinin kryesisht gjatë sezonit turistik dhe trafiku ishte i paqëndrueshëm, i varur nga postimet dhe reklamat.

Pas krijimit të një website-i të strukturuar siç duhet dhe të optimizuar për Google, situata ndryshoi ndjeshëm. Biznesi filloi të merrte kërkesa direkte nga motorët e kërkimit dhe, më e rëndësishmja, vazhdon të sigurojë klientë edhe jashtë sezonit turistik.

Kjo tregon qartë diferencën mes:
“dikush më pa” dhe “dikush më kërkoi.”

Gabimi më i shpeshtë që shoh tek bizneset

Shumë biznese:

  • bëjnë dizajn pa strategji
  • pa SEO
  • pa UX
  • pa menduar rrugën e klientit

Website nuk është thjesht “ta kem edhe unë”.
Website është mjet shitjeje, nëse ndërtohet si i tillë.

“Instagrami është falas, website jo”

Kjo fjali dëgjohet shpesh.

Por realiteti është ky:

  • Instagrami kërkon kohë, postime, reklama
  • Website kërkon ndërtim të zgjuar një herë
  • pastaj punon për ty vazhdimisht

Instagrami është qira.
Website është pronë.

Krahasimi real

InstagramWebsite
VëmendjeBesim
ImpulsVendim
Rregulla të platformësLiri totale
DMFormular / telefon / booking
Poston sot, harrohesh nesërGjendet pas muajsh

Përfundimi im profesional

Instagrami është për vëmendje, website për klientë.

Nëse ke një biznes lokal në Shqipëri dhe dëshiron:

  • të dukesh serioz
  • të gjendesh në Google
  • të marrësh klientë edhe jashtë sezonit

Website nuk është luks. Është domosdoshmëri.

Nëse jeni bindur qe doni te rrisni biznesin tuaj shikoni dhe si te zgjidhni nje agjensi marketingu.