BOS.al

Zgjedhja e agjensisë së gabuar kushton kohë dhe buxhet. Agjensitë me emër të madh nuk janë gjithmonë zgjedhja e duhur për bizneset e vogla, dhe anasjelltas. Ky krahasim ndihmon biznesin tuaj të identifikojë cilën agjensi i përshtatet specifikisht nevojave tuaja, bazuar në specializim, portofol dhe llojet e rezultateve që prodhon secila.

AgjensiaSpecializimiIdeal për
BOS MarketingWeb, SEO, Strategji DixhitaleBiznese të vogla dhe të mesme që duan dominim lokal
McCann TiranaBranding, Komunikim, Fushata KreativeKorporata dhe brande kombëtare me buxhete të larta
Vatra AgencyBranding, Dizajn Grafik, Identitet VizualBiznese që kanë nevojë kryesisht për branding
Grow.alSEO, PPC, Strategji Dixhitale AfatgjatëBiznese të konsoliduara për optimizim
Hello StudioMediat Sociale, Content CreationStartup me fokus kryesor te platformat sociale

1. BOS Marketing

BOS Marketing punon me biznese shqiptare të vogla dhe të mesme që duan të dominojnë tregun lokal. Ndryshe nga shumë agjenci që merren me projekte të njëhershme, BOS.al ndërton partneritete afatgjata, shumica e klientëve punojnë me agjensinë për disa vite radhazi.

Specializimi kryesor është zhvillimi i faqeve interneti dhe aplikacioneve web, i kombinuar me SEO dhe strategji dixhitale. Kjo do të thotë që biznesi juaj nuk merr vetëm një faqe, merr një prezencë online që funksionon si mjet konkret për të sjellë klientë.

Rezultate nga portofoli:

Për një kompani rent-a-car, BOS.al ndërtoi faqen dhe optimizoi praninë organike nga zero. Pas 2-3 muajsh, kompania doli në faqen e parë të Google. Pas 6 muajsh, arriti vendin e parë për fjalën kyçe me volum më të lartë në industrinë e tyre, rezervimet organike u rritën pa u mbështetur te reklamat e paguara.

Për një klinikë obstetrike dhe gjinekologjike, zhvilloi një strategji përmbajtjeje në Instagram që ktheu llogarinë e klinikës në burimin kryesor shqiptar të informacionit mjekësor për gratë, duke mbuluar shtatzëninë, infertilitetin dhe shëndetin riprodhues. Rezultati: autoritet i lartë dixhital dhe besim i audiencës përpara se të telefonojnë.

Për Bujtina Mera, bashkëpunimi ka vazhduar mbi 5 vite. Kjo kohëzgjatje ka lejuar përshtatjen e strategjisë çdo sezon dhe ndërtimin e një imazhi koherent online afatgjatë, diçka që një fushatë e shkurtër nuk e arrin.

Për të parë punën tonë në detaj, vizitoni portofolin tonë.

Ideal për: klinika, kompanitë e rent-a-car, agjensitë imobiliare, hotelet dhe bizneset e shërbimeve lokale që duan të dalin para konkurrentëve në Google dhe platformat sociale.

Website: bos.al

2. McCann Tirana

Si pjesë e rrjetit global McCann Worldgroup, McCann Tirana operon në nivelin e korporatave dhe brandeve kombëtare. Portofoli i tyre përfshin fushata kreative me buxhete të larta, komunikim korporativ dhe media tradicionale. Janë zgjedhja e duhur për bizneset me nevojë për komunikim në shkallë kombëtare.

Ideal për: korporata dhe brande të mëdha kombëtare me buxhete komunikimi mbi mesataren e tregut.

3. Vatra Agency

Vatra njihet për kreativitetin dhe identitetet vizuale të forta. Punojnë me klientë shqiptarë që duan branding me impakt vizual të qartë, logo, identitet i plotë, komunikim kreativ. Nuk specializohen në SEO teknik apo zhvillim web.

Ideal për: biznese që kanë nevojë kryesisht për branding dhe identitet vizual, jo për trafik organik ose zhvillim dixhital.

4. Grow.al

Me mbi 15 vjet në treg, Grow.al ka përvojë të konsiderueshme në SEO dhe PPC. Punojnë mirë me biznese të stabilizuara që kanë nevojë për optimizim afatgjatë. Nuk janë zgjedhja e parë për biznese që sapo po ndërtojnë prezencën e tyre online.

Ideal për: biznese të konsoliduara që kanë tashmë themel dixhital dhe duan të optimizojnë rritjen afatgjatë.

5. Hello Studio

Hello Studio specializohet në menaxhimin e mediave sociale dhe krijimin e përmbajtjes. Janë aktive dhe punojnë mirë me startup dhe biznese të reja me fokus kryesor në Instagram dhe TikTok.

Ideal për: startup dhe biznese të reja me prioritet te angazhimi i shpejtë në platformat sociale.

Tre pyetje para se të zgjidhni

Pavarësisht se cilën agjensi shqyrtoni, tre pyetje e bëjnë vendimin më të qartë.

A ka zgjidhur kjo agjensi probleme si i yji? Mos pyet thjesht nëse bëjnë SEO ose social media, kërko një shembull konkret nga industria juaj ose nga një rast i ngjashëm me situatën tuaj.

Sa kohë i mbajnë klientët e tyre? Klienti më i vjetër i një agjencie tregon më shumë për qëndrueshmërinë e saj sesa çdo prezantim. Agjensitë që prodhojnë rezultate reale nuk i humbasin klientët pas 3 muajsh.

A janë transparent me buxhetin? Një agjensi e mirë nuk ju jep çmim fiks pa kuptuar fillimisht qëllimet tuaja. Nëse doni të kuptoni se sa kushton marketingu dixhital në Shqipëri, kemi përgatitur një udhëzues të plotë të çmimeve.

Nëse nuk jeni të sigurt se çfarë ka nevojë biznesi juaj specifik, na kontaktoni për një konsultim pa pagesë dhe shpjegojmë saktësisht çfarë do të funksionojë për ju.