Virtual Tour
Te BOS.al realizojmë Virtual Tour 360° që i lejojnë vizitorët të ecin brenda hapësirës suaj sikur të ishin aty. Ideale për real estate, hotele, restorante, showroome, klinika, fabrika dhe ambiente eventesh.
Kujdesemi për skenaret 360°, planimetrinë, pikat interaktive, tekstin, muzikën, integrimin në faqe interneti, Google dhe rrjete sociale. Qëllimi është i thjeshtë: më shumë besim, më shumë vizita të cilësuara dhe më shumë shitje ose prenotime.

Pse një biznes ka nevojë për Virtual Tour
Virtual Tour e bën prezantimin të kuptohet pa fjalë. Klienti sheh përmasat reale, dritën, rrugëtimin mes hapësirave dhe krijon lidhje emocionale. Kjo ul paqartësitë dhe përshpejton vendimin.
Shitet dhe prezantohet 24 orë në ditë. Një tur i mirë e zëvendëson vizitën e parë fizike, kursen kohë për stafin dhe i lejon blerësit ose mysafirët të filtrojnë veten para kontaktit. Ju merrni kërkesa më të sakta dhe takime me qëllim më të qartë.
Turi rrit besimin dhe diferencimin. Vizualet 360° tregojnë transparencë dhe profesionalizëm. Në një treg me shumë zgjedhje, ai ju veçon dhe e bën markën të duket moderne dhe e organizuar.
Së fundi, turat ndihmojnë në SEO dhe marketing. Qëndrimi më i gjatë në faqe, ndarja në rrjete sociale dhe prezenca në Google Maps sjellin trafik dhe kërkesa organike më të larta.
Çfarë na veçon
Cilësi e lartë imazhi
Kapje 360° me ekspozim të balancuar dhe qartësi që duken bukur në telefon dhe kompjuter.
Rrugëtim i menduar
Vendosim pika navigimi që e bëjnë lëvizjen të natyrshme dhe e çojnë vizitorin te pjesët me vlerë.
Hotspote interaktive
Shtojmë tekste, foto, video, linke, butona kontaktimi, oferta dhe karta produktesh brenda turit.
Planimetri dhe orientim
Tregojmë planin e katit me pozicionin aktual që përdoruesi të kuptojë menjëherë se ku ndodhet.
Integrim i thjeshtë
E fusim turin në faqen tuaj, në Google Street View kur është e përshtatshme, dhe krijojmë QR code për broshura dhe posterë.
Matje dhe raporte
Instalojmë analitika për klikime, kohë shfletimi, seksionet më të vizituara dhe ju dërgojmë raporte të kuptueshme.
Përshtatje për fushata
Versione të shkurtra për landing pages, reklama dhe artikuj, me CTA të dukshme për kontakt ose prenotim.
Mirëmbajtje
Hosting i qëndrueshëm, kopje rezervë dhe përditësime të përmbajtjes kur ndryshon hapësira.
Çfarë ofrojmë ne?
Virtual Tour nga zero
Planifikojmë skenarin, përcaktojmë pikët e kapjes dhe rrugën e lëvizjes. Realizojmë fotografimin 360°, përpunojmë imazhet, ndërtojmë turin me hotspote, planimetri dhe menu.
Integrojmë në faqen tuaj, përgatisim QR code për materiale fizike dhe versionin për Google kur kërkohet. Dorëzojmë një paketë gati për marketing me thumbnail, copy të shkurtër prezantuese dhe udhëzime përdorimi për ekipin.
Rifreskim dhe integrim i turit ekzistues
Marrim turin që keni, rrisim cilësinë e imazheve kur është e mundur, ribëjmë navigimin, shtojmë hotspote dhe CTA, përditësojmë planimetrinë dhe e lidhim me faqen, Google dhe fushatat tuaja.
Vendosim analitika, rregullojmë shpejtësinë e ngarkimit dhe bëjmë optimizime periodike sipas performancës.
Disa nga klientë tanë.






Procesi i punës.
HAPI 1
Kërkesat dhe informacioni
Vendosim objektivin dhe mbledhim bazën.
Diskutojmë audiencën, qëllimin kryesor të turit, hapësirat prioritare, afatet dhe kanalët ku do të publikohet.
Mbledhim planimetritë, oraret e aksesit, rregullat e lokacionit, materialet ekzistuese të brandit dhe tekstet kryesore që do të futen në hotspote.
HAPI 2
Planifikimi dhe skenari
Përgatisim rrugëtimin dhe skenat.
Përcaktojmë pikat e kapjes, këndet, distancat mes pikave dhe rendin e lëvizjes që të jetë i qartë për përdoruesin.
Definojmë hotspote, CTA, linke, galeri, video, formularë kontakti dhe çdo informacion që ndihmon në shitje ose prenotim.
HAPI 3
Prodhimi dhe ndërtimi i turit
E kthejmë planin në përvojë 360°.
Realizojmë kapjen 360°, bëjmë përpunimin, balancimin e dritës dhe lidhjen pa ndërprerje mes pikave.
Ndërtojmë turin me navigim, planimetri dhe hotspote. Testojmë në telefon dhe kompjuter, kontrollojmë shpejtësinë dhe lexueshmërinë.
HAPI 4
Publikimi dhe matja
Sigurojmë adoptim dhe përmirësim të vazhdueshëm.
Integrojmë turin në faqen e internetit, Google kur është e përshtatshme dhe në materialet e marketingut. Trajnojmë ekipin për përdorim dhe shpërndarje.
Vendosim matje, dërgojmë raportin e parë me rezultate dhe propozojmë përmirësime për rritje të konvertimeve.