Ja arsyet se pse biznesi juaj ka nevojë për social media manager
Shumë biznese shkojnë deri në një pikë suksesi pa ndihmën e një menaxheri marketingu, por me rritjen e konkurencës lind nevoja për një të tillë. E njëjta gjë ndodh edhe në rrjetet sociale. Nuk është e rëndësishme vetëm të postoni foto apo video. Mënyra se si postohen, koha se kur duhen postuar, strategjia që duhet ndjekur, targetimi i klientëve është pikërisht dallimi.
Rrjetet sociale ndryshojnë me shpejtësi
Një menaxher i mediave sociale mund të mbajë gjurmët e ndryshimeve të algoritmeve dhe tendencave të reja brenda platformës, por gjithashtu të përshtatë strategjinë dhe përmbajtjen e bazuar në përditësimet më të fundit.
Një menaxher i medias sociale ka informacionin se çfarë ndryshimesh po ndodhin ose do të ndodhin së shpejti dhe janë në kohë të ndryshojnë strategjinë e ndjekur për një biznes apo edhe objketiva të fushatës promocionale për të siguruar sukses.
Ju keni nevojë për një strategji të mediave sociale
Në takime me klientët pyetjes: A po ndiqni një stratëgji në rrjetet sociale? –përgjigjen se janë duke postuar cdo ditë foto apo video dhe besojnë se kaq mjafton. Ky është një gabim që bëhet më së shumti.
Një punonjës i juaji apo edhe ju vetë që postoni në mënyrë të rastësishme në profilet e mediave tuaja sociale për biznesin, pa plan, jeni duke e dëmtuar markën tuaj.
Ajo cfarë duhet të bëni në këtë rast:
Të studioni nëse në rrethin e punonjësve tuaj është dikush që ka aftësi të mira në menaxhimin e rrjeteve sociale dhe merr përsipër këtë detyrë me kohë të plotë edhe pse mund të jetë në një pozicion tjetër.
Të kontaktoni me agjensi marketingu që merren me këtë punë dhe mund të hartojnë një strategji për biznesin tuaj.
Social Media Manager identifikon problemet tuaja dhe kërkon zgjidhje efektive.
Ështe në gjëndje të vlerësojë se cilat janë qëllimet tuaja primare për vitin dhe t’i përkthejë ato në përmbajtjen dhe fushatat e mediave sociale.
Ju ndihmon të mbroni reputacionin tuaj dhe të krijoni lidhje me klientët tuaj
Menaxherët e mediave sociale janë vazhdimisht në alarm për çdo mesazh,shikim, pëlqim apo koment që ndodh brenda mediave sociale në lidhje me një markë. Ata janë të vetëdijshëm se si të sillen brenda platformës, duke përfaqësuar markën. Punësimi i një individi i cili është me eksperiencë të madhe në këtë fushë është ndihmë e madhe për biznesin, pasi brenda sekondash një menaxher i mediave sociale mund të ndihmojë në zbutjen dhe zgjidhjen e një çështjeje që do të ishte kthyer ndryshe në një “fatkeqësi” nëse një individ më pak i stërvitur do të kishte marrë në dorë situatën.
Është jetike që menaxheri i medias sociale të zhvillojë jo vetëm zërin e duhur dhe emrin e markës brenda medias sociale, por edhe të punojë me individë të tjerë brenda biznesit, si mbështetja e klientit dhe PR. Janë shumë faktorë që ndikojnë në suksesin e një fushate.
Aksioni për t’iu përgjigjur një komenti, nëse është i mirë apo i keq, duhet gjithashtu të bëhet brenda një afati kohor të caktuar. Sa më shpejt aq më mirë. Marka juaj ose mund të ndihmojë në zgjidhjen e një problemi për një klient ose të bëjë që dikush të respektojë mënyrën se si lidhet marka juaj në mediat sociale me klientët.
Perspektiva – Brenda & Jashtë
Avantazhet e punësimit të një Agjencie për Marketing në Social Media
Identifikon problemet e markës tuaj që janë problemi kryesor për mosarritjen e objektivave.
Mund të kushtojë më pak financiarisht sesa punësimi i një punonjësi.
Menaxher i mediave sociale mund të ketë ide të freskëta të reja që ju mund të mos i keni konsideruar.
Ata gjithashtu kanë më shumë gjasa që të punojnë me markat e ngjashme me ju brenda agjencisë, të cilat gjithashtu mund të ndihmojnë me praktika më të mira, duke gjetur zgjigje se çfarë funksionon në industrinë tuaj të veçantë dhe çfarë jo.
Raportimi & Ndjekja
Të kesh një menaxher që është përgjegjës për të gjitha projektet e mediave të tua sociale mund të të ndihmojë të përmirësosh fushatën ekzistuese. Por një menaxher i medias sociale gjithashtu mund ta bëjë markën tuaj të “shkathët” – duke kaluar objektivat, kreativitet ose përmbajtjen nëse përpjekjet e tua të tanishme nuk po shkojnë aq mirë sa duhet.
Një menaxher i medias sociale do të kontrollojë fushatat tuaja rregullisht duke optimizuar reklamën për t’u siguruar se jeni duke i shpenzuar mire paratë dhe se qëllimet tuaja po përmbushen apo jo.
Një menaxher i mediave sociale do të vëzhgojë fushatat me kalimin e kohës dhe do të dijë nëse një taktike po i vjen fundi ose nëse strategjia duhet të përmirësohet.
Në fund të muajt i japin përgjigje 3 pyetjeve:
Ç’ka u ekzekutua atë muaj?
Sa ishte rezultati në krahasim me muajt e mëparshëm?
Çfarë duhet bërë më tej?
Është më mirë të keni ndihmën e një profesionisti që do të kontribuojë në arritjen e qëllimeve tuaja dhe do të rritë normën e fitimit sesa të postoni në mënyrë të rastësishme në rrjetet sociale duke pritur një feedback që shpeshherë është me kthim shumë të ulët.