Projektuam dhe zhvilluam faqen e internetit për AFGO, një federatë jofitimprurëse me seli në Tiranë, që bashkon specialistë të gjinekologjisë, obstetrikës dhe neonatologjisë. Faqja prezanton federatën dhe misionin e saj, u ofron informacion anëtarëve dhe personave të interesuar për anëtarësim, si dhe i udhëzon se si të aplikojnë.
Seksioni i dedikuar për eventet prezanton konferencat shkencore, trajnimet dhe takimet profesionale. Kështu, profesionistët e shëndetësisë mund t’i ndjekin më lehtë aktivitetet e federatës.


