BOS.al

Le të flasim për projektin tuaj

Si sot 15 vjet më parë – 23 prill 2005 –  u publikua video e 1 në YouTube nga themeluesi i saj Jawed Karim.

Themeluesi i YouTube, Jawed Karim postoi një video 18-sekondëshe të titulluar (Unë në kopshtin zoologjik). Që nga ajo kohe, video është parë mbi 90 milion herë. Deri më sot, është videoja e vetme në kanalin e Jaëed Karim.

Videoja hapet me fytyrën e Jawed Karim dhe flokët e tij të shpupurisur. “Në rregull,” fillon ai. “Ja ku jemi, para elefantëve.”

 

Jawed Karim dhe bashkëthemeluesit e tjerë ia shitën YouTube Google për 1.65 miliardë dollarë.

Sot, youtube ka më shumë se dy miliardë përdorues.

Sipas YouTube, çdo ditë shikohen një miliard orë video. Dhe e gjitha filloi me vizitën e Jawed Karim në kopshin zoologjik.

img-2