BOS.al

Instagram do të zgjerojë transmetimet Live për të akomoduar më shumë se persona në një transmetim të vetëm. Platforma lançoi Live Rooms,ku do kemi mundësine të ndjekim live të 4 personave.

Instagram thotë se shpreson të hapë më shumë mundësi për përdoruesit duke hostuar biseda, tutoriale apo shfaqje.

Opsioni i ri është i disponueshëm nga data 1 Mars dhe duhet të mbërrijë të gjithë përdoruesit brenda javës.

Në Tetor e dërgoi kohëzgjatjen maksimale deri në 4 orë të një transmetimi live nga 1 orë që ka qenë më parë. Duke zgjeruar numrin e pjesëmarrësve një transmetim live Instagram po ju jep një mundësi krijuesve të arrijnë audienca më të gjerë.

Gjatë pandemisë përdoruesit e kanë përdorur Instagram Live më shumë se kurrë më parë. Vitin e kaluar platforma i ka bërë transmetimet live të shikueshme nga kompjuteri ndërsa përdoruesit mund ti ruanin ato në IGTV për ti bërë të disponueshëm për më shumë se 24 orë.

Shpresojmë që ky të jetë një lajm i mirë për publikun Shqipëtar pasi do u mundësojë të bashkojnë audiencen e në live të 4 personave në një livestream te vetëm.

Të bashkosh 4 audienca në një livestream të vetëm patjeter që është një plus i madh për blogeret , artistet por jo vetëm , pasi Shqiptarët e përdorin ne masë LIVESTREAM të instagram.

Lexoni edhe Si të përdorni profilin tuaj në Instagram për më shumë shitje

Përshtati dhe përktheu : BOS.al

Chat with us about Instagram bën ndryshimin e rradhës , LIVE deri në 4 persona