Google dhe njëherë tjetër ka vendosur të shtyjë rikthimin e punonjësve në zyrë për shkak të pandemisë së Covid-19 dhe tani Google ka planifikuar të ndryshojë plotësisht mënyrën sesi punojnë kur të kthehen.
CEO i kompanisë Sundar Pichai pretendon se ky model nuk është aplikuar nga asnjë kompani e kësaj madhësie.
New York Times raportoi përmes një e-mail-i të brendshëm të kompanisë se zyrat e Google do të hapen pas Shtatorit 2021 por edhe që Google do të ndryshojë mënyrën e të punuarit.
Punonjësit do të shpenzojnë 3 ditë në javë pune në zyrat e kompanisë ndërsa pjesën tjetër kudo që të dëshirojnë.
Google e quan java punës fleksibël dhe shpreson se me këtë mënyrë punonjësit do të jenë më produktivë.
CEO i kompanisë Sundar Pichai pretendon se ky model nuk është aplikuar nga asnjë kompani e kësaj madhësie.
Në fillim të pandemisë Google ishte optimiste për rikthimin e punonjësve që nga Korriku 2020 por shty në Shtator, më në Janar 2021 e më pas Korrik 2021.
Afati i ri mund të tregojë se rikuperimi nga pandemia do të jetë më i gjatë sesa ishte menduar.
Gjithashtu rikujtojme se edhe Facebook po punon nga shpia dhe pritet një njoftim për punonjesit por edhe për porduresit pasi një pjesë e shërbimeve nga Facebook spo kryhen nga mbingarkesa.
Perktheu dhe pershtati : BOS.al