Një shërbim aq i suksesshëm sa WhatsApp ndoshta nuk ka pse të shqetësohet për konkurencën, por përkundrazi, aplikacioni në pronësi të Facebook vazhdon të përditësohet gati çdo javë.
Duke ndjekur shembullin e plot programeve të tjera të chat-imit whatsapp mbërrijnë më në fund mesazhet që zhduken.
Kjo do të lejojë që biseduesit t’i dërgojnë njëri tjetrit mesazhe që do të zhduken automatikisht pas 7 ditëve.
Opsioni mund të aktivizohet vetëm për biseda specifike. Duhet të klikosh tek emri i kontaktit, të gjesh opsionin e ta ndezësh ose fikësh.
Me ta aktivizuar, mesazhet do të fshihen, por nëse është ndezur edhe back up-i automatik ato mund të mbeten në memorien e telefonit.
Kjo veçanti do të vijë për Android dhe iOS por përditësimi do të jetë gradual nga rajoni në rajon.
E bashkë me të do të vijë edhe një mënyre e re menaxhimi e memories.