BOS.al

Le të flasim për projektin tuaj

Facebook po lancon një seri produktesh të reja për të zgjeruar opsionet e saj në pjesen e video chat.

Facebook paralajmëroi Messenger Rooms, një shërbim të ri për video komunikim me deri në 50 persona dhe lejimin e miqve të ju bashkëngjiten në video  thirrje kurdo që ata të dëshirojnë.

Facebook po dyfishon numrin e njerëzve në video thirrje në WhatsApp nga katër në tetë persona, ka shtuar thirrjet me video edhe në Facebook Dating, ndërsa është duke shtuar veçori të reja të transmetimit të drejtpërdrejtë si në Facebook ashtu edhe në Instagram.

Produktet e reja të Facebook po vijnë pasi covid19 ka detyruar qindra miliona njerëz të qëndrojnë brenda dhe të mbështeten në mjete dixhitale për pothuajse të gjitha punët.

Më shumë se 700 milionë njerëz tani kryejne thirrje në Facebook Messenger dhe WhatsApp çdo ditë.

Zoom, i cili filloi jetën si një mjet i thjeshtë për videokonferenca për biznes, u rrit nga 10 milionë përdorues në dhjetor në më shumë se 300 milionë sot.

 

img-2