Mbase ju mendoni se karikimi i telefonit në 100% gjatë natës është i dobishëm për baterinë, por në fakt është krejtësisht e kundërta dhe madje shkurton jetëgjatësinë e saj.
Ju dëshironi që pajisjet tuaja teknologjike të jetojnë sa më gjatë të jetë e mundur. Të marrësh maksimumin nga bateria është po aq e rëndësishme.
Bateritë e rikarikueshme me kalimin e kohës humbasin kapacitetin e tyre. Ju do të vini re një rënie të kapacitetit që në vitin e parë të përdorimit. Për shumicën prej nesh kalimi i një dite të plotë baterie pas dy vitesh përdorim është thuajse i pamundur.
Prodhuesit madje specifikojnë jetëgjatësinë e smartfonëve përmes cikleve të karikimit të baterisë. Një cikët përcaktohet si një karikim nga 0 deri në 100% dhe rikthim në 0%.
Numri i cikleve të pritshme tregon sesa herë mund të karikoni një bateri në 100% dhe ta konsumoni atë plotësisht përpara se të fillojë të humbasë kapacitetin.
Në pjesën më të madhe të pajisjeve teknologjike bateritë Lithium-Ion janë bërë standard. Nga smartfonët tek laptopët e madje edhe një makinë elektrike.
Bateria Li-Ion më popullore është 18650. Ajo përballen 300 deri në 500 cikle karikimi përpara se kapaciteti i saj të bjerë në 75% ku edhe problemet e para fillojnë të shfaqen.

Pse degradojnë bateritë?
Smartfonët dhe tabletët përdorin një version të Li-Ion quajtur Lithium-Ion Polymer. Ky version është më i sigurte, ka kapacitet më të lartë dhe karikohet më shpejtë.
Bateria degradon më shpejtë kur e karikoni mbi 80% dhe e lini të bjerë në 20%. Që të rrisni jetëgjatësinë e baterisë, pajisja juaj të operojë në 50% karikim.
Duke e përdorur brenda kufijve 20 dhe 80% ju mund të rrisni numrin e cikleve të një baterie në 1,000 përpara se të vini re një rënie kapaciteti. Me pak fjalë i bie 3 vite karikim për çdo ditë.
Pse ndodh? Për mënyrën sesi bateria funksionon. Këto bateri përbëhen nga një shtresë e oksiduar e lithium cobalt dhe një shtresë grafit. Jonet Lithium kalojnë nga grafiti në oksidin e lithium cobalt për të lëshuar energjinë. Duke e karikuar ju i zhvendosni këto jone përsëri në shtresën e grafitit. Ky proces karikimi për shkak të fërkimit të brendshëm shkakton nxehtësi dhe është një prej vrasësve kryesore të baterive.
Si të rrisni jetëgjatësinë e baterisë ?
- Aplikoni karikimin e pjesshëm mes 20 deri në 80%
- Reduktoni mbajtjen e baterisë në 100% sepse kjo degradon më shumë se asgjë baterinë
- Mbani pajisjet në temperature dhome duke shmangur kushtet ekstreme
- Reduktoni konsumin e baterisë me fikje ndezje të panevojshme
Perktheu dhe pershatiti : BOS.al