BOS.al

Le të flasim për projektin tuaj

Email Marketing

BOS Marketing ofron ndërtimin e faqeve të internetit për biznesin tuaj me metodat më profesioanale duke ndjekur hap pas hapi me prioritet kërkesat tuaja.

Nëse mendoni se ka ardhur momenti ti jepni biznesit tuaj seriozitetin e duhur për sa i përket cilësisë dhe profesionalizimit mendojmë që jeni në vendin e duhur dhe mezi presim të diskutojmë me ju për projektin dhe të ardhmen e biznesit tuaj.

Ne nuk ndërtojmë thjesht një faqe interneti,
ne projektojmë të ardhmen e biznesit tuaj!

faqe interneti - BOS Marketing

Biznesi online çdo dite e me shume po zgjerohet dhe si pasojë e kësaj çdo biznes po rrit fitimet dhe shitjet nëpërmjet faqeve të internetit që i ofrojnë mundësinë të menaxhoj klientët online duke u ofruar atyre mundësinë e fleksibilitetit që ofron një website.

Ekipi jonë i zhvilluesve garanton një punë profesionale bazuar në eksperienën tonë prej më shumë se 7 vitesh ku puna jonë e ndërthurur me pasionin, përkushtimin dhe eskperiencën nxjerr si rezultat një faqe interneti shumë profesionale për biznesin tuaj.

Rrugëtimi jonë prej 7 vitesh na ka shoqëruar me sfida nga më të ndryshme në ndërtimin e faqeve të internetit dhe jemi krenarë që kemi arritur ti përmballojmë falë pasionit për punën dhe objektivit për të ofruar më të mirën për klientët tanë.

Çfarë i veçon faqet tona të internetit:

Performanca

Ne sigurohemi që faqet e internetit të punuara nga ne të kenë performancë të lartë si në hapjen e saj po ashtu edhe në funksionalitet e përdorimit gjatë porosive online etj.

Responsive Design

Dizajni dhe struktura e faqeve të internetit të ndërtuara nga ne janë responsive në cdo pajisje qoftë desktop, tablet, laptop, smartphone etj duke u përshtatur me përmasa të ndryshme.

Mobile Friendly

Në kohët e sotme 70% e klikimeve janë nga pajisjet mobile dhe si pasojë e kësaj ne sigurohemi që faqet tona të internetit të jenë miqësore me të gjithë llojet e pajisjeve mobile.

UX/UI Design

Ekipi jonë i UX/UI pregatit paraprakisht projektin e faqes tuaj të internetit se si do duket për sa i përket pamjes vizuale duke e përshtatur atë me kategorinë dhe brandimin e biznesit tuaj.

SEO Friendly

Metodat që ne përdorimim për ndërtimin e faqeve të internetit ofrojnë optimizim dhe ndërhyje në SEO duke ja bërë shumë të thjeshtë të punuarit me SEO për rënditje sa më të mirë në Google.

System Management

Faqet e internetit të ndërtuara nga ne vijnë me një panel administrimi që jua bën të lehtë menaxhimin e postimeve, produkteve apo edhe materialeve ekzistuese në website.

Security

Siguria është ndër prioritet tona dhe çdo faqe interneti është e ndërtuar në mënyrë që të jetë e mbrojtur nga sulmet e ndryshme duke garantuar qëndrueshmëri online deri në 99.9%.

Automatic Backup

Faqet tona të internetit ju japin mundësinë të kryeni në çdo kohë backup të dhenave tuaja në mënyrë automatike ose manuale në varësi të dëshirës tuaj lokalisht ose direkt në servera të ndryshëm.

Çfarë ofrojmë ne?

Zhvillim dhe mirëmbajtje

Ne jemi të fokusuar të ju ofrojmë zhvillimin e faqes profesionale që nga struktura e saj, optimizimi i shpejtësisë, siguria, pagesat online, rezervime të ndryshme në varësi të kategorisë së biznesit dhe kërkesave që ka, rezervime orari ose takimesh, porosi të ndryshme, integrim sistemi POS, njoftime me email, njoftime SMS, njoftime me Whatsapp etj.

Ne ju garantojmë për cilësinë e punës që ofrojmë bazuar në eksperiencën +7 vjeçare të kompanisë dhe stafit tonë të dedikuar për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e faqeve të internetit, hostimin e tyre online dhe sigurinë kibernetike.

Responsive Design & SEO Friendly

Një faqe interneti profesionale për të qenë e tille duhet të jetë responsive(miqësore) me pajisje të ndryshme. Para disa vitesh 60% e faqeve të internetit ishin vetëm në versionin “Desktop” gjë që sillte probleme të mëdha në aksesimin nga pajisjet “Mobile”.

Ne ju garantojmë që faqja juaj e internetit do të jetë “Full Responsive” në të gjitha pajisjet qofshin këto Desktop, Laptop, Mobile etj.

Dicka tjetër shumë e rëndësishme është që faqja juaj do jetë SEO Friendly duke e bërë shumë më të lehtë renditjen tuaj në motoret e ndryshëm të kërkimit si Google, Bing, Yahoo, Yandex etj duke sjellë për ju përfitime të shumta në marketing dhe rritjen e vlerës së emrit të biznesit tuaj.

Disa nga klientë tanë.

Procesi i punës.

HAPI 1

Kërkesat dhe informacioni

Hapin e marrjes se kërkesave dhe informacionit ne e konsiderojmë si hapin më të rëndësishëm pasi nga e gjitha kjo varet vazhdimi i punës dhe përfundimi.

Me kërkesat nënkuptojmë anën funksionale, ngjyrat, fontin, stilin etj në rastet kur ju keni një ide ose një shembull si duhet të duket ose si duhet të funksionoj.

Me infomacionin ne nënkuptojmë të dhëna të ndryshme siç janë lista e shërbimeve që ju ofroni, produktet tuaja, emri biznesit, logo, numri telefonit, adresa etj që do na duhen për tu vendosur në website.

HAPI 2

Preventivi dhe miratimi

Bazuar në informacionet dhe kërkesat e marra nga hapi i parë ne realizojmë një model shembull se si do duket faqja juaj e internetit në përfundim të punës.

Në preventiv ne do japim detajet në lidhje me koston, mirëmbajtjen, pamjen vizuale, funksionet, menaxhimin dhe gjithçka tjetër që mund të jetë e nevojshme për projektin tuaj.

Pas marrjes së preventivit dhe para nisjes së zhvillimit nga ana jonë do kërkohet një miratim në lidhje me preventivin në mënyrë që puna të vazhdoj me pjesën e zhvillimit të website në aspektin e kodimit.

HAPI 3

Zhvillimi dhe testimi

Faza e zhvillimit dhe testimit është faza më e gjatë në aspektin kohor në një projekt pasi varion në varësi të projektit tuaj dhe nis pas aprovimit të preventivit.

Zhvillimi nënkupton ndërtimin e website si nga ana vizuale ashtu dhe nga ana funksionale direkt në domainin tuaj ose lokalisht sipas nevojës dhe në përfundim do kaloj në fazën e testimit.

Testimi i website kryehet pas zhvillimit duke u siguruar për funksionim të plotë të faqes tuaj të internetit ose aplikacionit para se të ju dorëzohet ju.

HAPI 4

Kontrolli dhe dorëzimi

Kontrollimi dhe dorëzimi janë faza e fundit e një projekti të realizuar dhe kjo fazë kryehet në bashkëpunim mes stafit tonë dhe klientit që do i dorëzohet puna.

Kontrolli përfshin një shqyrtim nga ana juaj për punën e kryer dhe funksionimin e saj, faza e kryerjes së testimit nga ana juaj do kryhet në prani të stafit tonë të IT për çdo paqartësi ose ndihmë të nevojshme.

Në përfundim të kontrollit dhe testimit edhe nga ana juaj ne ju dorëzojmë kredencialet e projektit në varësi të llojit të projektit sic mund të jenë kredencialet e emaileve, panel admini, host, domain etj.