BOS.al

Brand Identity

Te BOS.al ndërtojmë identitetin e markës për biznesin tuaj nga fillimi deri në zbatim. Nisim me një bisedë për të kuptuar qëllimet dhe audiencën, analizojmë tregun dhe përcaktojmë pozicionimin. Më pas krijojmë elementët kryesorë si emri ose slogani kur nevojitet, logoja, paleta e ngjyrave, tipografia, stili vizual dhe toni i komunikimit.

Përgatisim udhëzuesin e markës që t’ju ndihmojë ta përdorni njësoj në faqen e internetit, rrjetet sociale, reklama dhe materiale të shtypura.

Qëllimi është i qartë: një brand i dallueshëm, i besueshëm dhe i lehtë për t’u kujtuar që ju sjell më shumë vëmendje dhe shitje.

brand identity - cover bos

Një identitet i qartë i markës e bën biznesin të njihet menjëherë. Logoja, ngjyrat, stili i komunikimit dhe mënyra si paraqiteni krijojnë një imazh të unifikuar që i qëndron në mendje klientit. Sa më i qartë dhe i qëndrueshëm të jetë ky imazh, aq më lehtë ju gjejnë, ju mbajnë mend dhe ju zgjedhin.

Identiteti i markës rrit besimin. Kur mesazhi, pamja dhe përvoja janë të njëjta në çdo kanal, klienti ndjehet i sigurt se po merret me një biznes serioz. Kjo ndihmon në marrjen e vendimeve më shpejt, rrit rekomandimet dhe ul dyshimet para blerjes.

Një brand i ndërtuar mirë ju dallon nga konkurrenca. Ai tregon qartë çfarë ju bën të ndryshëm dhe pse vlera që ofroni është më e mirë për audiencën tuaj. Kjo dallueshmëri ju jep hapësirë të komunikoni me çmim, cilësi dhe përfitime, pa u humbur në zhurmën e tregut.

Së fundi, identiteti i markës e lehtëson marketingun dhe rritjen. Me rregulla të qarta përdorimi dhe tone komunikimi, ekipi juaj kursen kohë, bën materiale më të mira dhe mban cilësi të qëndrueshme kudo. Kjo sjell më shumë koherencë, efikasitet dhe rezultate të matshme në shitje.

Çfarë i veçon brandimet tona:

Kërkim i saktë i tregut

Kuptojmë audiencën, konkurentët dhe trendet që identiteti të bazohet në fakte, jo në hamendje.

Pozicionim i qartë

Përkufizojmë pse duhet të zgjedhin pikërisht ju dhe çfarë ju bën ndryshe në sytë e klientit.

Emër dhe slogan

Krijojmë emër dhe fjali të shkurtër që kujtohen lehtë dhe lidhen me vlerën që ofroni.

Logo dhe sistem vizual

Ndërtojmë logo, ngjyra dhe tipografi që duken mirë kudo dhe mbajnë stilin të njëjtë.

Zë komunikimi i thjeshtë

Përcaktojmë si flet brandi në shqip dhe anglisht që mesazhi të kuptohet shpejt.

Brand Book praktik

Udhëzues i qartë me rregulla përdorimi për web, rrjete sociale, reklama dhe print.

Zbatim në kanale reale

Dorëzojmë skedarë gati për përdorim dhe shembuj konkretë të aplikimit në postime, faqe etj.

Mbështetje pas lansimit

Ju ndihmojmë në muajt e parë për të ruajtur konsistencën dhe për të matur ndikimin në shitje.

Çfarë ofrojmë ne?

Brand Identity nga zero

Krijojmë një identitet të plotë dhe të qëndrueshëm që e dallon biznesin tuaj që në kontaktin e parë. Nisim me një takim për të kuptuar objektivat dhe klientin ideal, analizojmë tregun dhe konkurentët dhe përcaktojmë pozicionimin. Më pas ndërtojmë shtyllat e mesazhit dhe tonin e komunikimit që të flisni thjesht dhe qartë. 

Zhvillojmë logon, paletën e ngjyrave, tipografinë, ikonografinë dhe stilin e vizualeve që funksionojnë në të gjitha formatet, nga faqja e internetit te rrjetet sociale dhe materialet e shtypura. Dorëzojmë Brand Book me rregulla të thjeshta përdorimi, skedarë origjinalë të organizuar sipas formateve dhe një set templates që ekipi juaj t’i përdorë menjëherë.

Përfshihet kur nevojitet edhe emërtimi dhe slogani, paketë social media gati për postim, kartëvizita dhe kokë letre, si dhe udhëzim për nisjen publike të brandit.

Rifreskim dhe unifikim i brandit ekzistues

Nëse keni tashmë një identitet, ne e rishikojmë me kujdes për të ruajtur vlerën që keni ndërtuar dhe për ta bërë më të qartë, modern dhe të njëtrajtshëm. Fillojmë me audit të vizualeve dhe mesazhit në të gjitha kanalët, identifikojmë mospërputhjet dhe dobësitë dhe propozojmë përmirësime pa humbur thelbin e markës suaj. 

Mund të përditësojmë logon, të rregullojmë paletën dhe tipografinë, të pasurojmë bibliotekën e grafikave dhe të qartësojmë zërin e komunikimit. Konsolidojmë skedarët, krijojmë një Brand Book praktik dhe përgatisim modele të reja për web, rrjete sociale dhe print që i përdorni pa vonesë.

Përfshihet plan i shkurtër i migrimit të materialeve ekzistuese, trajnimi i ekipit për zbatim të saktë dhe mbështetje në muajt e parë për të ruajtur konsistencën në çdo dalje.

Disa nga projektet kryesore.

Disa nga klientë tanë.

Procesi i punës.

HAPI 1

Kërkesat dhe informacioni

Ky është hapi që vendos bazat. Sa më i qartë të jetë, aq më i drejtë do të jetë gjithë procesi dhe rezultati final.

Kuptojmë pritshmëritë tuaja për stilin, ngjyrat, fontet, nivelin e thjeshtësisë ose të guximit, si dhe çdo referencë që keni. Nëse keni shembuj, na ndihmojnë të përcaktojmë drejtimin vizual dhe tonal.

Mbledhim të dhënat kryesore: emri i biznesit, përshkrimi, shërbimet ose produktet, audienca kryesore, të dhëna kontakti dhe elementët ekzistues si logo ose materiale të mëparshme. Këto na shërbejnë për përmbajtje dhe kontekst.

HAPI 2

Strategjia e brandit

Përkufizojmë ku qëndroni në treg dhe si duhet të flasë marka që të kuptohet shpejt dhe saktë.

Analizojmë konkurentët dhe audiencën, përcaktojmë vlerën që ju veçon dhe vendin që doni të zini në mendjen e klientit. Krijojmë një propozim të qartë vlerash.

Ndërtojmë shtyllat e komunikimit dhe tonin e zërit. Formulojmë fjali të shkurtra për prezantim, përfitime kryesore dhe thirrje për veprim që përdoren në të gjitha kanalet.

HAPI 3

Krijimi i identitetit vizual

Kthejmë strategjinë në elementë të dukshëm dhe të përdorshëm në praktikë.

Dizajnojmë logon dhe variantet e saj, përzgjedhim paletën e ngjyrave dhe tipografinë, dhe përcaktojmë rregulla të thjeshta për hapësirat, ikonat dhe përdorimin e imazheve.

Standardizojmë mënyrën si shkruani në tituj dhe tekste të shkurtra. Përgatisim mostra për postime sociale, header të faqes, kartëvizita dhe materiale të shpejta promocionale.

HAPI 4

Dorëzimi dhe zbatimi

Sigurojmë që identiteti të përdoret lehtësisht dhe njësoj kudo.

Dorëzojmë udhëzuesin e markës me rregulla të qarta përdorimi, si dhe skedarët origjinalë të organizuar sipas formateve për print dhe web.

Ndihmojmë në vendosjen e identitetit në faqen e internetit, rrjetet sociale dhe materialet kryesore. Trajnojmë ekipin tuaj për ta përdorur saktë dhe ofrojmë mbështetje fillestare për konsistencë.