Të kuptosh si të zgjidhni një agjensi marketingu në Shqipëri mund të jetë e vështirë. Po kërkoni në Google dhe ndjeheni të mbingarkuar nga zgjedhjet? Nuk jeni vetëm. Si një agjensi (BOS.al) me mbi 7 vite eksperiencë dhe partneritete me mbi 85 biznese, ne duam të ndajmë me ju disa këshilla të sinqerta.
Qëllimi ynë nuk është t’ju shesim shërbimet tona në këtë artikull, por t’ju ndihmojmë të bëni pyetjet e duhura, pavarësisht se kë zgjidhni.
Ja se si të gjeni agjencinë e duhur bazuar në tre faktorë kyç: Specialiteti, Përvoja dhe Buxheti.
1. Specialiteti: A e Zgjidhin Ata Problemin Tuaj Specifik?
Çdo agjenci ka pikat e saj të forta. Disa janë të shkëlqyera në branding dhe video kreative. Të tjera janë eksperte në menaxhimin e rrjeteve sociale dhe ndërveprimin me audiencën. Disa, si ne, kanë një fokus të fortë teknik në SEO (Optimizimi për Motorët e Kërkimit).
Problemi më i madh që ne shohim te klientët tanë të rinj? “Nuk po dalim në Google.”
Kur flisni me një agjenci, mos pyesni thjesht “A bëni SEO?”. Pyetni: “A mund të më tregoni një shembull suksesi?”
Shembull konkret: Një biznes makinash me qera erdhi te ne me një problem të qartë: ata nuk shfaqeshin fare në faqet e para të Google për industrinë e tyre. Kjo do të thoshte që të gjithë klientët po shkonin te konkurrentët. Pas një partneriteti 2-3 mujor, ne jo vetëm që i futëm në faqen e parë të Google, por pas 6 muajsh, ata arritën në vendin e parë për një fjalë kyçe me volum të lartë kërkimi.
Këshilla jonë: Gjeni një agjenci që ka një histori suksesi të provuar në zgjidhjen e saktë të problemit që ju keni.
2. Përvoja: A Po Kërkoni një “Sprint” 1-Mujor apo një Partner Afatgjatë?
Shumë biznese kërkojnë rezultate të menjëhershme. Dhe kjo është e kuptueshme. Por marketingu i vërtetë, ai që ndërton një markë të qëndrueshme, është një maratonë, jo një sprint.
Përvoja e një agjencie nuk matet vetëm me vitet në treg, por me kohëzgjatjen e marrëdhënieve me klientët. A i mbajnë ata klientët për 2 muaj apo për 2+ vite?
Partneritetet afatgjata janë thelbësore. Këtë e themi si një agjensi marketingu me eksperiencë të gjatë, veçanërisht për bizneset në sektorin e shërbimeve dhe turizmit.
Shembull nga përvoja jonë: Ne kemi një partneritet të mrekullueshëm prej mbi 5 vitesh me Bujtina Mera. Ky bashkëpunim i gjatë na ka lejuar të kuptojmë thellësisht sezonalitetin e biznesit të tyre, të përshtatim strategjitë tona çdo vit dhe të ndërtojmë një imazh koherent online. Kjo lloj marrëdhënieje çoi në një rritje të ndjeshme të prezencës së tyre, sidomos në rrjetet sociale, diçka që një fushatë e shkurtër 3-mujore nuk do ta arrinte kurrë.
Këshilla jonë: Pyesni agjencinë për klientin e tyre më të vjetër. Kjo do t’ju tregojë më shumë për qëndrueshmërinë e tyre sesa çdo prezantim tjetër.
3. Buxheti: Sa Duhet të Shpenzoj?
Kjo është pyetja më e zakonshme. Sa kushton marketingu dixhital?
Përgjigja e sinqertë është: Varet.
Bizneset e vogla dhe ato që sapo kanë filluar në mediat sociale (si dyqanet në Instagram) natyrisht që kanë buxhete të ndryshme nga bizneset e mesme apo të mëdha. Një agjenci e mirë nuk do t’ju japë një çmim fiks pa kuptuar fillimisht qëllimet tuaja.
Tek ne, çdo bashkëpunim fillon me një takim fillestar dhe një analizë të tregut. Ne nuk ofrojmë paketa standarde “të arta” apo “argjendi”, sepse biznesi juaj nuk është standard. Ne ofrojmë zgjigje të personalizuara që përshtaten si me qëllimet, ashtu edhe me buxhetin tuaj.
Qëllimi nuk duhet të jetë gjetja e agjencisë më të lirë. Qëllimi është të gjeni atë që ofron vlerën (ROI) më të lartë për investimin tuaj.
Këshilla jonë: Jini të hapur për buxhetin tuaj, por gjithashtu pyesni se cilat janë rezultatet e pritshme për atë buxhet. Një agjenci e mirë do t’ju thotë sinqerisht nëse pritshmëritë tuaja janë realiste për buxhetin që keni.
Përfundim: Partneri i Duhur ju Dëgjon
Në fund të ditës, zgjedhja e një agjencie marketingu është si zgjedhja e një partneri biznesi. Ju duhet një ekip që jo vetëm ka aftësitë teknike (si Web Development, Social Media, SEO dhe Graphic Design), por që gjithashtu beson te vizioni juaj dhe punon ngushtë me ju për ta realizuar atë.
Ne shpresojmë që ky udhëzues t’ju ketë ndihmuar të kuptoni më mirë si të zgjidhni një agjensi marketingu bazuar në specialitetin, përvojën dhe buxhetin.
Dhe nëse jeni një biznes i vogël apo i mesëm në Shqipëri që kërkon një partner afatgjatë për t’u rritur, le të flasim.