Po filloni një biznes të ri dhe jeni ende konfuz pse biznesi juaj ka nevojë për një faqe interneti?
Këtu do të gjeni 10 arsye që do t’ju tregojnë pse prezenca online është vendimtare për një biznes të suksesshëm:
- Jeni në shërbim të klietëve 24/7
Ju nuk do të keni nevojë të bëni njoftime të tipit “hapur/mbyllur” pasi të keni një website për biznesin tuaj. Konsumatorët mund t’i hedhin një sy produkteve tuaja dhe t’i blejnë ato edhe kur ju nuk jeni të disponueshëm fizikisht. Kjo do të thotë që mund t’i shisni shërbimet dhe produktet tuaja 24/7. Por mos harroni që duhet të keni mbështetjen e një ekipi me përvojë dhe të aftë në zhvillimin e web-eve.
2. Synimi i një tregu më të gjerë
Kur biznesi juaj nuk është online, ju kujdeseni vetëm për një numër të kufizuar klientësh, por kur jeni online keni mundësinë të targetoni një treg më të madh. Oraret e punës janë më të gjata se zakonisht dhe pa marrë parasysh se çfarë ofroni, produkte apo shërbime; ju keni mundësinë t’a bëni këtë me kosto shumë minimale.
3. Prezanca globale
Në ditët e sotme, e gjitha bëhet që kompania juaj të vendoset në hartën globale. Sa më i gjerë të jetë rrethi që ofron mundësi për biznesin tuaj aq më të suksesshëm do të bëheni. Pra është pikërisht kjo arsyeja pse biznesi juaj i vogël ka nevojë për një faqe interneti. Ju paguani shumë pak dhe mund të gjendeni në të gjithë botën pa qënë nevoja të ndodheni atje fizikisht.
4. Tërheqja e vëmëndjes së të rinjve
Të rinjtë shpenzojmë shumë kohë në internet dhe preferojnë më shumë të blejnë online se sa të vizitojnë qendrat tregtare. Duke pasur një biznes online ju tërhiqni të rinjtë të cilët janë dembelë të bëjnë kërkimet e tyre dhe i besojnë më shumë internetit.
5. Edukoni konsumatorët rreth markës suaj
Konsumatorët gjithmonë janë të interesuar të dinë se çfarë ju frymezoi ju per te krijuar kompaninë tuaj. Kur ju i kushtoni mjaft rendesi prezantimit do keni shanse më të mira për të impresionuar klientët sepse askush nuk e njeh biznesin tuaj më mire se ju. Krijimi i website ndihmon qe klientët tuaj të angazhohen dhe të jenë gjithmonë e më shumë të interesuar.
6. Dëshmi sociale
Nëse po drejtoni një biznes, është e qartë se duhet të jeni të pranishëm në mediat sociale. Kjo gjë rrit vlerën e markës suaj sidomos nëse ngarkoni foto kreative, ndërveproni me klientët tuaj dhe shpërndani oferta të ndryshme.
7. Strategji marketingu
Faqet e internetit janë hapi i parë i çdo plani marketingu dhe ju vijnë në ndihmë para se të dizenjoni broshurat apo kartat tuaja të biznesit. Sigurohuni që çdo fushatë marketingu të jetë në krye të faqes tuaj dhe e dukshme për vizitorët. Sepse një plan i mire menduar i kthen vizitorët në klientët tuaj.
8. Përmirëson besueshmërinë dhe legjitimitetin e markës suaj
Duke pasur një website biznesi juaj bëhet më i besueshëm dhe legjitim. Jetojmë në një botë dixhitale dhe është një nocion i zakonshëm të mendosh që nëse ke një faqe interneti për biznesin tënd kompania jote është e vërtetë dhe serioze. Gjithmonë është e rëndësishme të paraqisni biznesin tuaj në mënyrë tërheqëse dhe të mire strukturuar.
9. Suporti i klientëve
Përmirësimi i ndërveprimit tuaj me klientët ndihmon sidomos kur rrjeti zgjerohet në më shumë se një vend. Ju mund të ngarkoni ne faqe pyetjet dhe pergjigjet per te shpeshta ku klientet mund te informohen pa qënë nevoja t’ju shqetësojnë me telefonata dhe vizita fizike.
10. Arritja e qëllimeve të biznesit
Një faqe interneti ju sjell më afër qëllimeve për biznesin tuaj. Ju duhet të jeni të sinqertë me punën tuaj dhe të deklaroni cilësi dhe vlerë për ta bërë biznesin tuaj një sukses. Ju ndiheni të përmbushur dhe qëndroni konkurrues . Një website i ndërtuar mirë ju jep gjithashtu një strukturë për biznesin tuaj dhe ju merrni një ide të qartë se si të drejtoni kompaninë.